Vdekshmëria
Analiza e gjendjes shëndetësore të popullatës tregon se numri i vdekjeve në vitin 2011 në Kosovë, ka qenë 751011, që do të thotë 421.9 vdekje për 100.000 banorë. Në krahasim me shtetet evropiane, ky numër është shumë i ultë ku janë 813 vdekje për 100.000 banorë, nga të dhënat e vitit 201012.
Edhe pse shkalla e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet ka vazhduar të bie në Rajonin Evropian, koeficienti i vdekshmërisë në Kosovë për 2006-2011 ka treguar një trend të lehtë të rritjes ndërsa në vitin 2014 nga të dhënat e ASK është raportuar 4.4‰. Shkalla e vdekshmërisë ka qenë më e lartë tek meshkujt (57.6%) krahasuar me femrat (42.4%). Analiza e të dhënave të shkaqeve të vdekjes gjatë viteve 2006-2011, ka treguar që sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut kanë qenë shkaku kryesor i vdekjeve. Sëmundjet malinje paraqesin shkakun e dytë të vdekshmërisë që gjithashtu kanë shënuar trend të rritjes. Shkaktari i tretë i vdekjeve ka ndryshuar në mes vitesh; kështu, në vitet 2006 dhe 2007, gjendjet e caktuara nga periudha perinatale kanë qenë sëmundjet më të shpeshta që kanë rezultuar me vdekje. Ndërsa sëmundjet e sistemit respirator rradhiten si shkaku i katërt i vdekjeve në shumicën e viteve të analizuara.
Shkalla e vdekeshmerisë perinatale për vitin 2015 ёshtё 12.13‰ (për të posalindurit me peshë ≥ 500 g apo ≥ 22 javë të gestacioni) duke treguar kështu rënie të ndieshme krahasuar me vitin 2000, ku shkalla e vdekshmërisë perinatale ka qenë 29.1‰, në vitin 2012 ishte 17.34‰, nё vitin 2013 ishte 16.26‰, nё vitin 2014 ishte 11.99‰,
Prematuriteti vazhdon të jetë shkaku më i shpeshtë i vdekjeve të hershme neonatale me 56%, pasuar nga anomalitë kongjenitale me 15% dhe asfiksioni me 13% kurse infeksionet janë përgjegjëse për 7% të vdekjeve të hershme neonatale.13
Sa i përket vdekshmërisë maternale, bazuar në të dhënat e Raportit perinatal 2015, nga Institucionet shëndetësore janë raportuar gjithsejt 65 vdekje prej vitit 2000 deri në vitin 2015.
Viti
|
Nr i lindjeve të raportuara
|
Nr i vdekjeve maternale të raportuara
|
Shkalla e vdekshmërisë maternale (për 100,000)
|
|
|
|
|
2000
|
39,091
|
9
|
23
|
2001
|
39,578
|
5
|
12.6
|
2002
|
35,391
|
7
|
20.0
|
2003
|
31,932
|
7
|
22
|
2004
|
30,925
|
3
|
9.7
|
2005
|
29,056
|
2
|
6.88
|
2006
|
28,404
|
2
|
7.0
|
2007
|
27,856
|
3
|
10.8
|
2008
|
28,178
|
8
|
28.4
|
2009
|
27,718
|
12
|
43.31
|
2010
|
27,517
|
2
|
7.2
|
2011
|
27,548
|
2
|
7.2
|
2012
|
28,525
|
3
|
10.5
|
2013
|
27,069
|
0
|
0
|
2014
|
26,565
|
0
|
0
|
2015
|
24,590
|
0
|
0
|
Tabela 1. Vdekshmëria maternale sipas viteve
Shkaktarët e jashtëm të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë kanë treguar trend të rritjes në Kosovë. Shkalla e vdekshmërisë për 100.000 banorë nga ky grup i shkaktarëve është ngritur nga 3.5% në vitin 2006 tek 14.2 % në vitin 201114. Analiza e bazuar në gjini, tregon se shkaktarët e jashtëm (kryesor) të vdekjeve ishin më të shprehur tek meshkujt (aksidentet e komunikacionit, vetëlëndimi i qëllimshëm dhe raste të tjera). Incidenca e vdekjeve për shkak të shkaqeve të jashtme prej 13,4 në 100.000 banorë është gjithashtu e lartë në krahasim me atë të BE-së. Prandaj, është e rëndësishme që sektori i shëndetësisë të jetë në gjendje t’i adresojë këto çështje.
Koeficienti i vdekshmërisë për 2006-2011 ka treguar trend të lehtë të rritjes me një mesatare prej 3.8‰ dhe rritje mesatare vjetore prej 0,1‰. Duke marrë parasysh vdekshmërinë prej 3,8 ‰, shtimi natyror i popullsisë është 0,4 ‰ në vit.
Tabela 2. Vdekjet sipas mujave në vitet 2002 – 2015
Graf 1: Krahasimi i Kosovës me BE-në dhe Rajonin Evropian, sipas pesë shkaqeve të para kryesore të vdekjeve në Kosovë
Burimi: IKSHPK 2013, HFA –DB/ OBSh
Ngjashëm me trendet në vendet e tjera të Ballkanit dhe në botë, Kosova pritet të pësoj ndryshime në strukturën e popullsisë, me tendencë të rritjes së popullsisë urbane dhe popullsisë në diasporë sipas Parashikimit të popullsisë së Kosovës 2011-206115.
-
Indikatorët ekonomik
Kosova është një nga vendet më të varfëra në Evropë me Bruto Produkt Vendor (BPV), prej 3,084 €, për kokë banori, apo 257 euro në muaj. Rritja ekonomike në vitin 2014 ka qenë 1.2 % , ndërsa varfëria e përgjithshme për vitin 2014 është 29.2 %, ndërkaq varfëria ekstreme është 8.2 %(ASK 2014).Norma reale e rritjes së BPV-së për vitin 2013 krahasuar me vitin 2012 ishte 3.2%, sipas vlerësimeve të Njësisë së Makroekonomisë në Ministrinë e Financave. Ndërsa, sipas Raportit të Bankës Botërore mbi vlerësimin e varfërisë në Kosovë për vitin 2011, niveli i varfërisë absolute ndonëse ende tejet i lartë, është dukshëm më i ulët në krahasim me 2005-2006. Në vitin 2011, 29,7% e popullsisë jetonte nën pragun e varfërisë prej 1,72 € në ditë për të rriturit dhe 10,2% jetonin nën pragun e varfërisë ekstreme prej 1,2 € në ditë për të rriturit.16.
Dostları ilə paylaş: |