Fjala e ministrit


Gjendja shëndetësore e popullatës



Yüklə 0,51 Mb.
səhifə3/6
tarix16.02.2017
ölçüsü0,51 Mb.
#8926
1   2   3   4   5   6

Gjendja shëndetësore e popullatës


Analiza e gjendjes shëndetësore të popullatës tregon se shkalla e sëmundshmërisë në Kosovë është më e ultë me gjithsej 422 raste në 100,000 banorë në vitin 2011 krahasuar me BE-në me 663 raste në 100,000 banorë. Sëmundjet më të shpeshta në Kosovë janë sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, të sistemit digjestiv, të qarkullimit të gjakut dhe sistemit muskulo-skeletor, siç ilustrohet në Grafikonin 3.
Graf 3: Shkaqet kryesore të sëmundshmërisë 2012
Burimi: Analiza e gjendjes shëndetësore të popullatës, 2013
Një vështrim më i detajuar sipas moshës dhe gjinisë tregon strukturë të ngjashme të sëmundshmerisë. Tek fëmijët nën moshën 1 vjeçare, gati gjysma e të gjitha sëmundjeve lidheshin me sëmundjet e frymëmarrjes.

Për femrat në moshën 15-49 vjeç, shkalla më e lartë e sëmundshmërisë ishte për sëmundjet e sistemit urogjenital me 10,9%. Për grup-moshën më të vjetër se 50 vjeç, sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut ishin më të shpeshta. Kjo gjendje është e krahasueshme me të dhënat e OECD-së, duke treguar se astma është sëmundja kronike e vetme më e shpeshtë në mesin e fëmijëve që gjithashtu atakon edhe të rriturit. Kjo është një sfidë për shëndetin publik, shpesh e lidhur me faktorët mjedisor; ku parandalimi është pjesërisht i mundur dhe trajtimi mund të jetë efektiv17.

Trendi i sëmundjeve kronike masovike jo-ngjitëse në Kosovë për periudhën 2006–2011 duhet të merret me rezervë për shkak të raportimit jo të rregullt dhe sistemit të fragmentuar të informimit shëndetësor.

*Në krahasim me Bashkimin Evropian dhe Rajonin, Kosova ka prevalencë të ulët të sëmundjeve kronike masovike jo-ngjitëse.


Të dhënat e përgjithshme për sëmundshmërinë në Kosovë tregojnë pesë shkaqe kryesore në vitin 2012

  • Sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes (21,5% e totalit të sëmundjeve dhe 51,712.6 shkalla e sëmundshmërisë për 100,000)

  • Faktorët e jashtëm që ndikojnë në gjendjen shëndetësore (aksidentet në komunikacion, fatkeqësitë, etj.) (18,4% e totalit të sëmundjeve dhe 44,249.4 shkalla e sëmundshmërisë për 100,000)

  • Sëmundjet e sistemit të tretjes (10,6% e totalit të sëmundjeve dhe 25,553.3 shkalla e sëmundshmërisë për 100,000)

  • Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (9,6% e totalit të sëmundjeve dhe 22,951.1 shkalla e sëmundshmërisë në 100,000)

  • Sëmundjet e sistemit muskulo-skeletal dhe sistemit lidhor (5,9% e totalit të sëmundjeve dhe 14,248.5 shkalla e sëmundshmërisë në 100,000)




      1. Shëndeti i nënësdhe fëmijës

Prej vitit 2000-2014 shkalla e vdekjeve maternale ka qenë 14.3 për 100,000 lindje, përderisa në vitet 2013 dhe 2014, nuk ka pasur raportim të vdekjeve maternale18. Nga të dhënat e ASK për vitin 2014 koeficienti i natalitetit është raportuar 14.0‰.

      1. Shendeti mendor

Shërbimet profesionale të shëndetit mendor synojnë uljen e prevalencës së çrregullimeve dhe sëmundjeve psikiatrike përmes promovimit dhe parandalimit, zvogëlimit të rrezikut, trajtimit gjithpërfshirës, rehabilitimin dhe risocializimin përmes rrjetit të institucioneve të shëndetit mendor në regjoone duke integruar strukturat spitalore dhe jashtë spitalore të shëndetit mendor19.
      1. Faktorët e rrezikut


Sipas analizës së gjendjes shëndetësore të popullatës20, sa u përket faktorëve të rrezikut, problemet kryesore në Kosovë janë pirja e duhanit, përdorimi i drogave, mjedisi dhe aksidentet e komunikacionit.

Duhani – Rezultatet e anketës STEPs21treguan se 28.4% e të anketuarve pinë duhan (37.4% meshkuj dhe 19.7% femra), 25.6% e tyre pinë duhan në baza ditore (meshkuj 35.2% kundrejt 16.3% femra), ngjashëm me prevalencën e pirjes së duhanit në Rajonin evropian.

Graf 5: Duhanpirja në Kosovë, krahasuar me shtetet e BE-së dhe Regjionit të Evropës




Drogat – Përdorimi i drogave është i njëjtë në Kosovë si në vendet e tjera. Përafërsisht 10% e djemve dhe 4% e vajzave kanë provuar drogë, të paktën një herë në jetën e tyre. Sipas studimit të ESPAD22, përdorimi i paligjshëm i drogës në mesin e nxënësve në Kosovë është 7%, e cila është më e ulët se mesatarja ESPAD prej 20%.

Mjedisi – Lidhur me mjedisin, studimi i Bankës Botërore23 tregon se kostoja e ndikimit të faktorëve të mjedisit në shëndet përfshirë ujin dhe kanalizimin është 222,9 milion € në vit gjë që ndikon tejet negativisht në ekonomi (5,3% e BPV në vitin 2010), siç tregohet në tabelën më poshtë. Me qëllim të adresimit të këtij problemi Ministria është në proces të përgatitjes së vlerësimit të ndikimit të mjedisit në shëndet me mbështetje të donatorëve.

Tabela 3. Vlerësimi i ndotjes/kontaminimit



Ndotja ose kontaminimi / përllogaritja

Kostoja vjetore

 

% e BPV 2010

 

 










e ultë

mesatare

e lartë

e ultë

mesatare

e lartë

Ajri në natyrë

 

 

37.5

97.6

162.8

0.9

2.33

3.88

Plumbi

 

 

 

41.7

67.9

94

1

1.62

2.24

Plehrat solide

 

 

19

25.1

31.3

0.45

0.6

0.75

Pyjet

 

 

 

16.7

18.1

19.5

0.4

0.43

0.46

Uji, sanitacioni dhe higjiena

 

8

11.3

14.6

0.19

0.27

0.35

Uji nga metalet e rënda

 

0.4

2.8

5.2

0.01

0.07

0.12

Total

 

 

 

123.3

222.9

327.5

2.9

5.3

7.8

Ndotja e ajrit në natyrë është faktori me ndikimin më të madh shëndetësor që në Kosovë llogaritet të kushtoj 97,6 milion € në vit, duke shkaktuar 852 vdekje të parakohshme, 318 raste të reja të bronkitit kronik, 605 pranime spitalore dhe 111,900 vizita emergjente.Ndotja nga plumbi është faktori i dytë, i vlerësuar të kushtoj 67,9 milion €, kryesisht për shkak të lëshimeve të gazrave nga minierat e pa-riparueshme të plumbit dhe zinkut si dhe objekteve të përpunimit. Në përgjithësi, mjedisi i ndotur ka ndikim tejet negativ mbi gjendjen shëndetësore të popullatës së Kosovës, me kosto që është më e lartë se sa të gjitha investimet që bëhen për shëndetin në Kosovë çdo vit24.



Nga Buletini vjetor i IKSHPK-së i sëmundjeve ngjitëse janë raportuar 127,449 (7374,5/100.000 banorë) raste me sëmundje ngjitëse në vitin 2015 në Kosovë, të cilat janë kërcënim permanent për popullatën. Sëmundjet që përhapen me ujë dhe ushqim vazhdojnë të prijnë me numrin më të lartë të rasteve dhe kërkojnë hulumtim të mëtutjeshëm të faktorëve të riskut. Për ta bërë më efikase përgatitjen dhe përgjigjen epidemiologjike ndaj Brucellozës kërkohet sistem i integruar ndërsektorial dhe ngritje e kapaciteteve njerëzore për zbulim të hershëm dhe trajtim adekuat mjekësor. Faktor specifik mjedisor të rrezikut në komunat endemike Malishevë, Rahovec, Suharekë, Gjakovë dhe Klinë, ndikojnë në paraqitjen e ethevehemorragjike Krime Kongo (EHKK). Sëmundja e EHKK në Kosovë sillet në vatrat natyrore të saj, ku edhe shkalla e incidencës është më e lartë 13.3% në Malishevë, respektivisht 3.8% në Klinë dhe 3.2% në Rahovec. Brenda 19 viteve janë regjistruar 232 raste pozitive të EHKK më incidencë mesatare 0.63 të sëmurë në 100.000 banorë. Shkalla mesatare e vdekshmërisë është 26.7% pa dallim të dukshëm me të gjeturat e autorëve tjerëve tjerë ku EHKK ka paraqitje endemike. Shkallë e lartë e vdekshmërisë regjistrohet gjatë viteve epidemike25. Andaj, nevojitet fuqizimi i sistemit të mbikqyrjes së sëmundjeve ngjitëse dhe përfshierja në sistemin e integruar të informimit shëndetësor.

Akooli – Abuzimi me alkool është një nga problemet kryesore të rajonit evropian, por jo në Kosovë. 75.5% e meshkujve dhe 93,1% e femrave të intervistuar në anketë deklaruan se kurrë nuk kishin konsumuar alkool në jetën e tyre (mesatarja prej 84.4%) STEPs26. Përqindja e të anketuarve, të cilët kishin konsumuar alkool në 30 ditët e fundit, ka qenë 8.4%.

Tuberkulozi (TB) - Shkalla e TB në Kosovë është ende ndër më të lartat në Evropën Juglindore me 42.7 raste të regjistruara në 100 000 banorë, në vitin 2015. Sipas analizës së bërë me 2013, nga të dhënat e OBSH-së, shkalla e regjistrimit të rasteve të TB në Kosovë është e dyta më e larta në mesin e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore më me 43.7 raste të TB për 100,000 banorë, ku shkalla e regjistrimit të rasteve të TB shkon nga 7.5 raste të regjistruara të tuberkulozit për 100,000 banorë në Slloveni deri 94 raste të regjistruara të tuberkulozit për 100,000 banorë në Rumani. Në krahasim me vendet fqinje si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, ku shkalla e regjistrimit të rasteve të TB luhatet në mes 16-23 raste në 100,000 banorë, shkalla e regjistrimit të rasteve të TB në Kosovë është pothuajse 2.5. Kontrolli i TB ka qenë relativisht i suksesshëm: numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara ka shënuar rënie progresive per rreth 53% , nga 1674 raste në vitin 2001 (85.9 në 100. 000 banorë) në 770 raste në vitin 2015 (42.7 në 100. 000 banorë), me një rënie mesatare vjetore prej 3.5%. Ka ekzistuar një trend i rënies së rasteve të regjistruara deri në vitin 2006, pastaj numri i rasteve të regjistruara ka ngelur pak a shumë stabil. Në 10 vitet e fundit, suksesi i trajtimit tek rastet e reja pozitive në mikroskopi direkte ka qenë vazhdimisht i lartë, rreth 90%. Vdekshmëria është e ulët prej 1.6 dhe po ashtu ka pasur rënie. TB rezistente në shumë barna (TB-MRB) është një problem relativisht i vogël sa i përket numrit të përgjithshëm të rasteve; me vetëm shtatë raste, gjithsej dhe vetëm 3 që aktualisht janë në trajtim 2015*. Sukses gjithashtu është edhe numri shumë i ultë i rasteve të bashkë ekzistencës TB-HIV ku prej tre vitesh nuk ka asnjë rast të kesaj bashkëekzistence që është tipike për të dy patologjitë në vendet e tjera. Gjatë viteve të fundit tregues i suksesit të menaxhimit të pacienteve është edhe rritja e numrit/përqindja/incidenca e pacientëve që i perkasin grupmoshës >64 vjeçare me 26% të rasteve krahasuar me 2.7% të fëmijeve të grupmoshës 0-14 vjeçare. Problem vazhdon të mbetet mosraportimi i rasteve me TB nga komunat me minoritete kryesisht të etnisë serbe. Prej vitit 2016-2018, Ministria e Shëndetësisë është zotuar të realizoj blerjen e barnave antituberkulare të linjes së parë për të gjithë pacientët në Republikën e Kosovës.

HIV/ AIDS – Sipas të dhënave të IKSHPK–së prej vitit 1986-2015 janë regjistruar gjithsej 100 raste me HIV dhe AIDS me 41 të vdekur. Nga këto raste 54 janë me AIDS dhe 46 raste me HIV.Gjatë vitit 2015 janë raportuar dy raste, një rast me AIDS dhe një rast me HIV.

Nëse krahasojmë këto të dhëna me incidencën e HIV-it në Rajonin Evropian, mund të shohim se shkalla e infeksionit në Kosovë është më e vogël se prevalenca mesatare e rajonit, ku prevalenca e HIV-it është 6.2%. Aktualisht, prevalenca e HIV është e ulët në Republikën e Kosovës, me shkallë infeksioni prej më pak se 1% në popullatën e përgjithshme dhe më pak se 5% në të gjitha grupet në rrezik prej infektimit me HIV, prandaj Ministria do të vazhdoj të përkrah dhe fuqizoj aktivitetet për të mbajtur shkallën e ultë të prevalencës së HIV infeksionit. Analizuar në mesin e komuniteteve RAE, është gjetur se kanë njohuri bazike mbi HIV infeksionin dhe AIDS-in vetëm si terminologji e sëmundjes me dallim sipas nivelit të shkollimit por kur bisedohet më thellë është gjetur se mungojnë njohuri për faktorët e rrezikut, rrugët e përhapjes, testimin e poashtu është gjetur edhe stigma për HIV infeksionin dhe të sëmurët me AIDS. Sa i përket infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST) dhe numrit të vogël të rasteve të raportuara, sfidë mbetet paraqitja e rasteve nga të gjitha institucionet shëndetësore si publike ashtu edhe private.



      1. Faktorët mbrojtës

Njohuritë e nënave për fillimin e gjidhënies janë të mira, mbi 90% e nënave të përfshira në hulumtim kanë dhënë përgjigje të saktë, pa dallim sinjifikant sipas moshës dhe përgatitjes shkollore, mirëpo vetëm 65% e nënave aplikojnë drejt praktikat rreth gjidhënies27.

Frutat – Në sondazhin për hulumtimin gjithëpërfshirës të faktorëve të rrezikut për sëmundjet jongjitëseSTEPs, 55.5% e të anketuarve kanë deklaruar se konsumojnë fruta në baza ditore dhe numri mesatar i porcioneve të frutave në ditë është 1.6. Ka një prevalencë paksa më të ulët të konsumit të frutave krahasuar me BE-në, ku në mesin e të rriturve kemi mesatarisht 63,1% që konsumojnë në baza ditore28.

Aktiviteti fizik – Statistikat tregojnë se ka përqindje më të lartë të njerëzve në Kosovë, të cilët janë aktiv fizikisht rregullisht, krahasuar me BE, që është në favor duke konsideruar strukturën e re të popullatës. Megjithatë, nevojiten edhe të dhëna shtesë që të kemi një tablo të plotë për Kosovën.

4.3 Sistemi shëndetësor

Bazuar në Ligjin për Shëndetësi 04/L-125, Ministria rregullon, mbikqyr dhe kontrollon zbatimin e kujdesit shëndetësor në institucionet publike dhe private në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor. Janë vënë themelet e reformës legjislative dhe organizative në sistemin shëndetësor.



    1. Rrjeti i institucioneve shëndetësore

Shërbimet shëndetësore në Kosovë ofrohen nëpërmjet rrjetit të institucioneve shëndetësore të organizuara në tri nivele: parësor (KPSh), dytësor (KDSh) dhe tretësor (KTSh). Shërbimet e kujdesit shëndetësor organizohen dhe ofrohen nga ofruesit e shërbimeve shëndetësore si shërbime spitalore, jashtë-spitalore, shtëpiake dhe emergjente. Shërbimet ofrohen në Institucione shëndetësore publike dhe private.

Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të listës prioritare të projekteve ka inkorporuar edhe projektin për fuqizimin e infrastrukturës në kujdes parësor.Veprimtaria e Kujdesit parësor shëndetësor përfshin promovimin shëndetësor, parandalimin, zbulimin e hershëm, diagnostikimin, mjekimin dhe rehabilitimin që kanë të bëjnë me sëmundjet, çrregullimet dhe lëndimet, përfshirëkujdesin dentar dhe ndërhyrjet e vogla kirurgjike mbështetur në konceptin e mjekësisë familjare. Rrjeti publik i KPSh përbëhet nga gjithsejt 429 institucione, nga të cilat secila komunë e Kosovës ka Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) si njësi kryesore, me njësi të saj përbërëse: Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare (AMF)29.Sa i përket zhvillimit të vazhdueshëm të burimeve njerëzore në mjekësi familjare, të arriturat janë evidente. Nëkëtë aspekt ka ngritjenë zhvillimin e resurseve profesionale njerëzore dhe cilësisë së shkollimit specialistik pasdiplomik i cili është program i akredituar ndërkombëtarisht. Mbikqyrja dhe sigurimi i cilësisë së zbatimit të programit bëhet nga Kolegji mbretëror i mjekëve të përgjithshëm nga Britania e Madhe (RCGP – Royal College of General Practitioners) në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për zhvillimin e mjekësisë familjare në Kosovë (QZHMFK), si institucion përgjegjës për hartimin e politikave shëndetësore dhe monitorimin e zbatimit të tyre në kujdesin parësor shëndetësor.

Kujdesi parësor shëndetësor është prioritet në proceset reformuese të sistemit shëndetësor. Duhet bërë planifikime që shërbimet emergjente të jenë të lidhura me qendrat regjionale përkatëse, të ngritet niveli i qasjes në shërbime shëndetësore, sidomos në vende rurale, përmes granteve stimulative për profesionistët që ofrojnë shërbime në ato institucione. Duhet të zbatohen praktika të reja me qëllim të promovimit për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme si dhe ofrimit të kujdesit të integruar gjithëpërfshirës. Udhërrëfyesit dhe protokolet e trajtimit, sidomos të sëmundjeve kronike, si dhe monitorimi i indikatorëve të cilësisë do të optimizonte shfrytëzimin e shërbimeve dhe procedurave tjera në nivelin parësor si dhe do të përmirësonte performancën e profesionistëve shëndetësorë. Qëllimi i gjithë këtyre aktiviteteve është përmirësimi i cilësisë, sigurisë si dhe kosto efektivitetit në kuadër të trajtimit të pacientëve duke fuqizuar edhe transferimin e kompetencave tek profesionistët në kujdesin parësor shëndetësor, që do rregullonte edhe sistemin e referimit me pacientin në qendër të vëmendjes.

Institucionet e KDSh dhe KTSh janë të organizuara në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) si mënyrë unike e shërbimeve të integruara shëndetësore në nivelin e kujdesit dytësor dhe tretësor shëndetësor.

Kujdesi dytësor dhe tretësor shëndetësor ofrohet përmes institucioneve të përcaktuara sipas Ligjit për shëndetësi, në kuadër të të cilave përfshihen shërbimet spitalore, jashtë-spitalore, diagnostike, terapeutike, rehabilituese, transportin emergjent, kujdesin dentar, si dhe shërbimet e regjionalizuara të shëndetësisë publike.

Kujdesi tretësor shëndetësor përfshin kujdesin e avancuar shëndetësor, spitalor, jashtë-spitalor dhe të shëndetësisë publike si dhe shërbimet konziliare të nivelit tretësor të kujdesit shëndetësor. Për regjionin e Prishtinës, institucionet shëndetësore të nivelit tretësor shërbejnë gjithashtu edhe si institucione të nivelit dytësor shëndetësor.

Institucinet shëndetësore përveç ofrimit të shërbimeve shëndetësore, ofrojnë edhe edukimin bazik, pasdiplomik si dhe pjesëmarrjen në kërkime shkencore relevante në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë. Sa i përket burimeve njerëzore në institucionet shëndetësore, disa lëmi specialistike janë të mbingarkuara me staf dhe të tjerat kanë mungesë stafi. Kjo, së bashku me nevojën për futjen e metodave më bashkëkohore të trajtimit kërkon veprim të menjëhershëm për planifikim afatgjatë dhe riorganizim të burimeve njerëzore në shëndetësi qysh në nivelin e arsimit të mesëm dhe gjithsesi atë universitar në pajtim me nevojat reale në të gjitha nivelet e sektorit shëndetësor.

Sektori privat. Përveç institucioneve publike shëndetësore, kujdesi shëndetësor në Kosovë ofrohet edhe nga 1,069 institucione të licencuara shëndetësore private, nga të cilat 28 janë institucione spitalore ndërsa të tjerat ofrojnë shërbime jashtë spitalore30.

Veprimtaria private në sektorin e shëndetësisë ushtrohet në bazë të parimit të barazisë së plotë me sektorin publik të shëndetësisë31.

Sipas studimit të Bankës Botërore të vitit 200832, është vlerësuar se rrjeti i përgjithshëm i kujdesit shëndetësor është i përshtatshëm për madhësinë e popullatës dhe distancën e shkurtër të transportit në Kosovë. Megjithatë, bazuar në Analizën e performancës së Institucioneve shëndetësore33 lidhur me reformën e filluar të sektorit shëndetësor nevojitet rivlerësimi dhe riorganizimi i rrjetit të institucioneve shëndetësore me qëllim të shfrytëzimit sa më racional të tyre.
4.4.1. Burimet financiare

Sektori i shëndetësisë në Kosovë financohet kryesisht nga tatimi mbi të ardhurat, taksat dhe bashkë-pagesat, përderisa pagesa private nga xhepi është shumë e lartë dhe përfshinë rreth 40% të shpenzimeve për shërbime shëndetësore.

Buxheti i ndarë nga qeveria për shëndetësinë për vitin 2015 ishte në total 163,760,703 milion €, ku pjesëmarrja e buxhetit për shëndetësi nga totali i buxhetit të Kosovës është 9.73., dhe 2,79% e BPV, që siguronte 90.72 € për qytetar në vit!31. KPSh financohet përmes transfereve nga buxheti qendror në komuna në formë të grantit specifik shëndetësor, në vlerë prej 42,085,036 që përfshin 28 % të buxhetit total të ndarë për shëndetësi.

KDSh dhe KTSh financohet nga Ministria dhe përfshinë mbi 72% të buxhetit të ndarë për shëndetësi.

*Buxheti për MSh dhe kujdesin dytësor dhe tretësor shëndetësor (nuk është i përfshirë buxheti komunal për shëndetësi)

Veprimtaria shëndetësore e institucioneve publike financohet përmes këtyre burimeve: buxheti i Kosovës, fondet jashtë-buxhetore të donatorëve (mbështetjae drejtpërdrejtë e projekteve), kontributi i pacientëve në formë të bashkëpagesavesi dhe pagesave për barna dhe shërbime të tjera të kujdesit shëndetësor. Kjo do të thotë që institucionet publike shëndetësore pothuajse tërësisht financohen bazuar në buxhetin historik.

Në sektorin publik 42% e buxhetit përdoret për paga, 43% për mallra dhe shërbime, 2,81% për subvencione dhe transfere, dhe 11.42% për investime kapitale.

Duhet të theksohet se aktualisht mirëmbajtja e institucioneve dhe pajisjeve mjekësore (amortizimi) janë të përfshira në buxhet si shpenzime kapitale, dhe jo si kategori e veçantë buxhetore.

Sektori i shëndetësisë në mënyrë të vazhdueshme ka marrë më shumë burime gjatë viteve 2008-2012 (me një rritje vjetore prej 10% - shih tabelën 3) dhe buxheti u ngrit me jo më pak se 21% 2012-2013, kryesisht për shkak të miratimit të Ligjit të Shëndetësisë në vitin 2012.

Tabela 4: Ndryshimi në alokimin e qeverisë qendrore për shëndetin 2008-2013 (përjashtuar KPSH) në Euro




 

2008

2009

2010

2011

F 2012

F 2013

BPV

3.940

4.008

4.291

4.776

5.015

5.205

BPV për kokë banori

2.291

2.293

2.418

2.650

2.783

2.889

Buxheti total qendror për shëndetësi




66

72

79

89

107

% e BPV për shëndetësi




1,7%

1,7%

1,7%

1,8%

2,1%

Shpenzimet qeveritare

1.256

1.192

1.458

1.612

1.524

1.591

% e shpenzimeve qeveritare për shëndetësi




5,6%

4,9%

4,9%

5,8%

6,7%

% e rritjes në buxhetin qendror për shëndetësi







8,4%

10,0%

12,0%

20,6%

% e BPV për shëndetësi përfshirë KPSH




2,4%

2,4%

2,4%

2,5%

2,8%

% e BPV për shëndetësi përfshirë shpenzimet private




3,9%

4,0%

3,9%

4,2%

4,5%

Burimi: Ministria e Financave

Sipas rezultateve të anketës me qytetarë, 86% e pacientëve janë duke paguar për barna, 59,5% për bashkëpagesa, 33,4% kanë paguar për materiale mjekësore, 31,9% për konsultime (duke përfshirë edhe sektorin privat), 17.3% për çështje të tjera dhe 10% kanë paguar për ushqim. Gjithsej, 88.4% e të gjithë pacientëve të cilët kërkojnë kujdes në institucione shëndetësore kanë paguar nga xhepi. Me 29,7% të popullsisë që jeton nën pragun e varfërisë prej 1,72 € në ditë, mund të supozohet se pothuajse një e treta e popullatës nuk kanë qasje të lehtë në kujdesin shëndetësor, ose kanë vetëm qasje të kufizuar për shkak të mungesës së parave, ndërkaq, 18% e popullatës34 nuk kërkon shërbime edhe në rast të sëmundjes, për shkaqe ekonomike. Duke marrë parasysh, shpenzimet totale publike, private dhe shpenzimet private nga xhepi në shëndetësi, në vitin 2013 vlera do të arrij në 135 € për person ose 4,5% të BPV-së, që është më e ulët krahasuar me BE dhe me të gjitha vendet e rajonit; BE në vitin 2010 ka shpenzuar 2,171 € për kokë banori (Graf 6).

Graf 6: Shpenzimet shëndetësore për kokë banori, 2010


Burimi: OECD - Të dhënat e Shëndetit 2011

Problemi i burimeve të pamjaftueshme financiare për shëndetësi në Kosovë, nuk është vetëm për faktin që Qeveria ndan pak para për shërbime të drejtpërdrejta të pacientit, por që një pjesë relative e këtyre mjeteve përdoret për të paguar kosto fikse (ndërtesa, energji, mirëmbajtje dhe staf) duke lënë pjesën më të vogël për kosto të drejtpërdrejta për pacientin që ndërlidhen me diagnostikim, trajtim, parandalim dhe promovim. Shpërndarja funksionale e buxhetit tregon se vetëm 32% e buxhetit të ndarë për mallra dhe shërbime mund të shpenzohen direkt për pacientin (Rtg, RM, CT, teste laboratorike, barna). Pjesa tjetër e buxhetit, 68 %, përbën kosto fikse që do të mbetet e njëjtë pavarësisht numrit të pacientëve të trajtuar. Kjo do të thotë se nga buxheti i përgjithshëm publik, vetëm 28% mund të jetë buxhet i drejtpërdrejtë i lidhur me pacientin, me vetëm 23 € në vit, që janë në dispozicion për diagnostikim dhe trajtim për kokë banori.



4.4.2. Burimet njerëzore

Numri total i stafit në KPSh është 5,453 prej të cilit staf mjekësor janë 4,579 ndërkaq staf jo-mjekësor 842 të punësuar në sektorin publik të shëndetësisë; prej stafit mjekësor, mjekë janë 1,326 prej të cilëve 476 janë specialistë të mjekësisë familjare ndërkaq infermierë 3,050 prej të cilave 2,118 janë infermiere të trajnuara familjare. Numri i mjekëve në vitin 2013 në institucionet shëndetësore të nivelit dytësor dhe tretësor ka qenë 1,441, ndërsa numri i infermiereve është 3,96635. Pra, në vitin 2013 Kosova ka pasë 2,767 mjek dhe 7,016 infermiere të punësuar në sektorin publik.Në Institucionet shëndetësore private janë të punësuar gjithsejt 3,472 punonjës, nga të cilët 1,806 janë mjekë dhe 1,666 infermierë36.


Tabela 5: Stafi mjekësor dhe infermierik në nivelin dytësor dhe tretësor shëndetësor37

Nr

Institucioni

Nr. Mjekëve

Nr. Infermierëve

1.

QKUK

702

1769

2.

QKSUK

42

51

3.

QTGJ

14

38

4.

QMS

3+ 2 bachelor

3

5.

IKSHP

74

128

6.

Telemjekësia

3

/

7.

QSHM

3

24

8.

IMP- Gjakovë

17

35

9.

SP- Prizren

116+17 bachelor

451

10.

SP-Gjilan

120

345

11.

SP- Mitrovicë

61

257

12

SP- Gjakovë

83

344

13.

SP-Pejë

117

303

14.

SP-Ferizaj

44

141

15.

SP-Vushtrri

23

77




TOTAL:

1441

3966

Krahasuar me BE apo Rajonin evropian, Kosova ka numër të vogël të mjekëve dhe infermiereve38.


Tabela 6. Numri i mjekëve për 1 000 banorë

Kosovo 1.2

EU 27: 3,2

Burimi: OECD (2012): Health at a Glance: Europe 2012.



4.4.3. Shtretërit spitalor

Numri i shtretërve spitalor tregon burimet në dispozicion për ofrimin e shërbimeve për trajtimin e pacientëve në spitale. Në muajin janar 2012 ishin 3,823 shtretër, 1,907 në spitalet e përgjithshme dhe 1,916 në QKUK, gjithsejt 22 shtretër publik në 10,000 banorë. Shpërndarja e shtretërve nëpër rajone prezantohet në Grafikonin 7. Numri i madh i shtretërve në QKUK mund të shpjegohet me rolin e tij si spital tretësor që mbulon tërë Kosovën si dhe spital dytësor për kryeqytetin.

Graf 7. Numri i shtretërve spitalorë për 100.00039

Spitalet private kanë gjithsejt 235 shtretër ose 5,8% të të gjithë shtretërve nëpër spitale në Kosovë ose 1,35 për 100,000 banorë.



4.4.4. Pajisjet mjekësore të teknologjisë së lartë

Teknologjitë e reja mjekësore përmirësojnë diagnostikimin dhe kapacitetet e trajtimit, por gjithashtu i rrisin shpenzimet shëndetësore. Në Kosovë, nuk është investuar në renovimin dhe blerjen e pajisjeve mjekësore, sidomos të pajisjeve me teknologji të lartë. Numri i pajisjeve gjithsej është: 4 aparate të rezonancës magnetike – RM (3 në sektorin privat); 17 aparate të tomografisë së kompjuterizuar CT (7 në sektorin privat) dhe 8 aparate të mamografisë (2 në sektorin privat). QKUK në vitin 2009, ka kryer 226 procedura të RM, duke rritur në 2,213 në vitin 2011 dhe 2,902 në vitin 2012. Numri i CT-ve dhe i procedurave janë ilustruar në Tabelën 5.

Tabela 7. Numri i CT-ve dhe procedurave në periudhën 2006-2012 në sektorin publik


 

2006

2007

2008

2009

2010

2011

2012

Aparati CT

3

5

5

8

9

9

9

Totali i procedurave

7 875

11 829

10 430

18 290

19 432

19 019

21 206

Procedurat e CT për çdo aparat

2 625

2 366

2 088

2 286

2 159

2 113

2 356

Burimi: MSh/2013

Krahasimi ndërkombëtar me disa shtete të BE-së, dëshmon se Kosova nuk ka investuar në blerje të aparateve të RM dhe CT 40.

4.4.5. Veprimtaria shëndetësore

Veprimtaria shëndetësore në KPSH është paraqitur në Tabelën 6, ku vërehet rritje e aktiviteteve në KPSH për vitin 2012, krahasuar me vitin 2006.

Tabela 8: Shërbimet në KPSH


Shërbimet në KPSH

2006

2012

2013

2015

Vizitat në shërbime të mjekësisë familjare

1.823.479

3.301.481

3.221.103

2.763.567

Vizitat specialistike

-

572.563

267.073

567.501

Shërbimet (intervenime, inhalime)

-

2.904.612

1.206.274

4.965.155

Shërbimet laboratorike

5.774

567.298

128.927

647.811

Shërbimet e stomatologjisë

469.169

312.920

219.237

533.211

Vizitat e radiologjisë

-

45.614

74.817

64.988

Burimi: IKSHPK 2013

Rritja e numrit të vizitave mjekësore gjatë këtyre viteve tregon se KPSh po merr rolin e tij si portë hyrëse për sektorin e shëndetësisë. Sot 55% e të gjithë pacientëve konsultohen me mjekun e tyre familjar para se të kërkojnë kujdes shëndetësor në nivele të tjera. Sidoqoftë, ende nuk është arritur standardi i rekomanduar i OBSh-së që 80-90% e nevojave të popullatës për shërbime shëndetësore të mbulohen nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor.

Programi i zgjëruar i imunizimit vazhdon të ketë mbulueshmëri mbi 95% në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Edhe pse shkalla e hospitalizimeve në Kosovë, shënon trend në rritje, në vitin 2008 ishte 9,55 persona të hospitalizuar për 100 banorë, ende është në mënyrësinjifikante më e ulët se mesatarja në regjionin evropian (19.2) dhe në BE (17.9)41.

Në tabelën 7, vërehet stabilitet i përgjithshëm i veprimtarisë shëndetësore me shtim të numrit të pranimeve në spitalet publike dhe me trend të uljes së pranimeve në QKUK.

Tabela 9: Veprimtaria shëndetësore në spitalet publike 2006–2012




Numri i pranimeve

2006

2009

2010

2011

2012

Spitalet publike

75.826

83.363

84.042

86.022

84.208

QKUK

87.812

87.399

84.911

84.808

81.598

Total

163.638

170. 762

168. 953

170.830

165.806

Burimi: IKSHP 2013


Ky trend është pozitiv dhe vërehet se veprimtaria shëndetësore rritet në Spitalet përgjithshme në regjione me qëllim të shmangjes të referimeve të panevojshme të pacientëve në nivelin tretësor në QKUK.
Tabela 8: Shkalla e hospitalizimit për vite


Personat e shtruar në spital për 100.000 banorë

2006

2008

2011

2012

Shkalla e hospitalizimit

9.260

9.550

9.804

9.560

Burimi: IKSHP 2013


Jo vetëm që shkalla mesatare e hospitalizimit në Kosovë është e ulët, por shikuar në një perspektivë rajonale është jashtëzakonisht e ulët në SQ Ferizaj, SP Mitrovicë dhe SQ Vushtrri (Grafikoni 8).

Graf. 8 Shkalla e hospitalizimit, numri i pacientëve të lëshuar nga spitali për 100.000 banorë


Burimi: Ministria e Shëndetësisë, 2012.


Mesatarja e ditëve të qëndrimit (MDQ) i referohet numrit mesatar të ditëve që pacienti qëndron në spital. Një qëndrim më i shkurtër mund të zvogëloj koston për pacientin e liruar dhe të tregoj një zhvendosje të pacientit spitalor në drejtim të trajtimit post-akut jashtë-spitalor më pak të shtrenjtë. Megjithatë, qëndrimet më të shkurtëra kanë prirje të jenë shërbime më intensive dhe më të kushtueshme në ditë. Një MDQ shumë e shkurtër gjithashtu mund të ketë efekte negative mbi rezultatet shëndetësore, ose të zvogëloj rehatinë dhe shërimin e pacientit. Nëse kjo rezulton në një normë të rritjes së ripranimit, shpenzimet për pacient mund të rriten. Në 7 vitet e kaluara MDQ u zvogëlua për 1,1 ditë ose 18,7% në spitalet rajonale; për 0,12 ditë ose 1,9% në QKUK dhe për 0,63 ditë ose 10,4% për të gjitha spitalet publike (tab. 10).

Aktualisht, Kosova ka njërin prej MDQ më të ulët në rajon në krahasim me BE, me 6,9 ditë.

Tabela 10. Mesatarja e ditëve të qëndrimit në spitale


Spitali

2006

2012

Mitrovicë

n.sh

3,86

Gjakovë

5,91

4,73

Gjilan

6,08

5,33

Ferizaj

n sh

3,28

Prizren

5,2

4,56

Pejë

6,77

5,29

Vushtrri

4,09

3,74

Totali i spitaleve publike

5,83

4,73

QKUK

6,15

6,03

Të gjitha spitalet

6,0

5,37

Burimi: IKSHP 2013


Mesatarja e ditëve të shfrytëzueshmërisë (MDSh) së shtretërve tregon sa janë spitalet në gjendje t’i shfrytëzojnë shtretërit në dispozicion. Meqë spitalet duhet të kenë shtretër bosh për trajtim të rasteve emergjente, MDSh nuk duhet të jetë 100%. Rekomandohet që për KTSh kjo mesatare të jetë rreth 70%, për KDSh akut rreth 80% dhe për kujdesin jo akut në nivel të KDSh 90%. MDSh për vitin 2006 dhe 2012 është ilustruar në grafikun nr. 8. Në përgjithësi, MDSh ka rënë nga 68,6% në vitin 2006 në 59,7% në vitin 2012 dhe është më e ultë se mesatarja në BE (76.3%), dhe Rajoni evropian (79.1%)42.

Në spitalet publike të Kosovës mesatarisht çdo ditë janë 1,649 shtretër bosh, krahasuar me 1,232 që ishin në vitin 2006.Lidhur me këtë, ekzistojnë disa arsye të cilat duhet të analizohen, si dërgimi i pacientëve për procedura të mëtutjeshme jashtë vendit, kërkimi i shërbimeve në sektorin privat, menaxhimi joadekuat, shpërndarja joadekuate e shtretërve, mënyra tradicionale e financimit të kapaciteteve institucionale apo arsye të tjera të cilat duhet të analizohen.


Sidoqoftë, në të gjitha institucionet shëndetësore të KDSh dhe KTSh në Kosovë, shkalla e shfrytëzueshmërisë së shtretërve është nën shkallën e rekomanduar në kuptim të ofrimit të kujdesit shëndetësor efektiv dhe efikas. Ky fakt duhet të konsiderohet si shumë i rëndësishëm pasi që të gjithë ofruesit e shërbimeve shëndetësore paguhen në bazë të shërbimeve historike /shtretërve dhe jo në bazë të performancës.
Graf 8: Mesatarja e ditëve të shfrytëzueshmërisë së shtretërve në QKUK dhe të gjitha spitalet në Kosovë, 2006 – 2012

Burimi: Raportet nga Spitalet publike 2006-2012


Në vitin 2012 janë regjistruar 48,651 operacione në Kosovë, nga këto 16,599 apo 34,2% në spitalet publikedhe 31,962 ose 65,8% në QKUK. Në vitin 2006 janë kryer 22,601 operacione në Kosovë, nga të cilat 9,508 ose 42.1% në SP dhe 13,093 ose 67.9% në QKUK. Mesatarja e operacioneve të kryera për pacientë të hospitalizuar në SP ishte 17.3 në QKUK 10.8 dhe 13.8 në të gjitha spitalet. Ka pasur një rritje të rëndësishme deri në vitin 2012, posaçërisht në QKUK. Me mungesën e setit të standardizuar të të dhënave dhe treguesve të cilësisë janë përdorur edhe lindjet dhe prerje cezariane si një shembull krahasimi midis spitaleve publike në Kosovë dhe shteteve të ndryshme. Treguesi është zgjedhur për shkak të qartësisë së përkufizimit dhe të dhënave ekzistuese për Kosovën. Në vitin 2012 kishte 26,029 lindje në spitalet e Kosovës, 10,622 apo 40.8% në QKUK dhe 15,407 në SP. Ka pasur 6,175 lindje të kryera me prerje cezariane apo 23.7%.

4.4.6. Shërbimet emergjente

Sistemi shendetësor i shërbimeve emergjente nuk ka nje rrjet të konsoliduar dhe të integruar. Në terma ekonomik, investimet në shërbimet emergjente përfaqësojnë investime që nuk gjenerojnë të ardhura por që shpëtojnë jetë. Megjithatë, konsiderohen si shumë të rëndësishme dhe ndikojnë në cilësinë e jetës dhe shpenzimet e mëtutjeshme të shoqërisë për të rehabilituar një pacient që ka pasur jetën në rrezik. Mungesa e shërbimeve të diagnostikës, laboratorike dhe rentgenologjike në shërbimet e emergjencës paraqet vështirësi specifike në diagnostikim dhe trajtim. Vendi ynë është i vetmi në Evropë, i cili nuk jep ndihmë mjekësore të specializuar në vendin ku ndodh aksidenti apo traumat tjera shëndetësore. Strategjia për reformimin e emergjencave mjekësore në Kosovë është e mbështetur në standardet e OBSh-së për personat që kanë nevojë për ndihmë emergjente. Ky fakt tregon se sistemi i referimit të shërbimeve emergjente ngec dhe kontribuon në joefikasitetin e shfrytëzimit të resurseve në dispozicion. Në disa raste, poashtu kontribuon në anashkalimin e këtij insitucioni dhe kërkesën e ndihmës emergjente në institucione tjera. Kjo ndodh kryesisht për shkak të mungesës së paisjeve, furnizimit të rregullt me barna, materialit shpenzues si dhe kuadrit shëndetësor. Problem në vete paraqet edhe mungesa e protokoleve që do të mundësonte vendim marrje korrekte emergjente, si në diagnostikim ashtu edhe në trajtim bazuar në teknikat e përzgjedhjes sipas standardeve ndërkombëtare.Aktualisht, shërbimet emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ofrohen në një hapësirë prej 507 m2, me 22 shtretër  për qëndrim ditor (1.23 shtrat për 100.000 banorë). Kjo situatë kushtëzon vështirësitë e përditshme në ofrimin e shërbimeve të domosdoshme shëndetësore për qytetarënënevojë për këto shërbime.

Ministria e Shëndetësisë në vitin 2016 ka filluar ndërtimin e Klinikës Emergjente dhe funksionalizimi i saj pritet të përfundoj në vitin 2019.

4.4.7. Furnizimi me produkte medicinale

Përkundër rritjes së vazhdueshme të buxhetit të planifikuar për barna dhe material shpenzues nga 16,100,000€ në vitin 2009 në 21,183,118 € në vitin 2013, ndërsa në vitin 2015 ka qenë 21,670,496,€ në institucionet shëndetësore publike në vazhdimësi konstatohet mungesa e barnave dhe materialit shpenzues dhe ky fakt paraqet shkak të pakënaqësisë së madhe nga ana e pacientëve.

Në këtë drejtim Ministria e Shëndetësisë do të fokusohet në përcaktimin e kritereve të qarta të hartimit dhe përditësimit të Listës esenciale të barnave. Përcaktimi i këtyre kritereve ka për qëllim një listë të bazuar në të dhëna dhe që reflekton mundësitë reale buxhetore, me pacientin në qendër të vëmendjes.

Por, përveç arritjes së disponueshmërisë së barnave në institucionet shëndetësore e rëndësishme është që ato të jenë cilësore, efikase dhe të sigurta por edhe të jenë kosto efiçiente. Një aspekt tjetër ndërlidhet edhe me kontrollin e cilësisë së barnave të cilat ndodhen në institucionet shëndetësore (barnatore, depo farmaceutike, spitale etj). Kontrolli i plotë i produkteve të paktën një herë në pesë vite(aq sa vlen autorizimi për marketing) është synim të cilin AKPM-ja duhet ta përmbushë në mënyrë që të siguroj që produktet medicinale janë të sigurta efikase dhe cilësore. Sa i përket rregullimit të sektorit farmaceutik Ministria do të zbatoj objektivat, synimi kryesor i të cilave është që të bëhet harmonizimi i komponentëve të ndryshëm të sektorit farmaceutik në mënyrë që të ngrisim nivelin e shërbimeve shëndetësore-farmaceutike.




Yüklə 0,51 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©azkurs.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

gir | qeydiyyatdan keç
    Ana səhifə


yükləyin