Fjala e ministrit



Yüklə 0,51 Mb.
səhifə1/6
tarix16.02.2017
ölçüsü0,51 Mb.
  1   2   3   4   5   6

2017-2021





Republika e Kosovës

Republika Kosova-RepublicofKosovo

Qeveria –Vlada-Government
Ministra e Shëndetësisë

MinistarstvaZdravstva

MinistryofHealth
Nëntor 2016

STRATEGJIA SEKTORIALE E SHËNDETËSISË



FJALA E MINISTRIThttp://msh-ks.org/wp-content/uploads/2013/09/unnamed.jpg

Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2017–2021 është dokumenti kryesor që përcakton drejtimin dhe qasjen strategjike afatmesme të zhvillimit të sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i këtij dokumenti është jetësimi i vizionit për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit.

Karakteristikat demografike të popullatës orientojnë zhvillimin e sistemit shëndetësor kah ruajtja dhe përparimi i shëndetit të popullatës, duke fuqizuar kujdesin parësor si shtyllë të sistemit shëndetësor, me theks të veçantë në promovim të mënyrave të shëndetshme të jetesës.

Analiza e gjendjes aktuale të sistemit shëndetësor ka paraqitur nevojën e zhvillimit të ndryshimeve dhe zbatimit të reformës në sistemin shëndetësor, qoftë në aspektin e riorganizimit të sistemit aktual dhe Institucioneve gjegjëse ashtu edhe në sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të sistemit.

Ministria e Shëndetësisë përmes Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2017-2021, ka për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit shëndetësor që në qendër ka pacientin dhe përmbushjen e kërkesave të pacientëve, në përgjithësi.



Ky dokument poashtu do të shërbej si bazë për zhvillimin dhe funksionalizimin e sistemit shëndetësor të reformuar i cili njëherit do të ngris edhe kënaqshmërinë e pacientëve me shërbimet shëndetësore të cilat iu ofrohen, në ngritjen e efektivitetit dhe efiçiencës së gjithë sektorit shëndetësor si dhe sigurimit të qasjes së barabartë në shërbime për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Dr. Imet Rrahmani

Ministër i Shëndetësisë

PËRMBAJTJA


  1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE.................................................................................................................5

  2. HYRJE..............................................................................................................................................................8

  3. METODOLOGJIA.......................................................................................................................................10

  4. SFONDI.........................................................................................................................................................12

4.1. Karakteristikat demografike dhe statistikat vitale të popullatës......................................12

4.1.1 Lindshmëria....................................................................................................................13

4.1.2. Vdekshmëria...................................................................................................................14

4.1.3. Indikatorët ekonomik...................................................................................................18

4.2. Gjendja shëndetësore e popullatës.........................................................................................18

4.2.1. Shëndeti i nënës dhe fëmijës.......................................................................................19

4.2.2. Shendeti mendor............................................................................................................20

4.2.3. Faktorët e rrezikut..........................................................................................................20


4.2.4. Faktorët mbrojtës...........................................................................................................23

4.3. Sistemi shëndetësor....................................................................................................................24

4.4. Rrjeti i institucioneve shëndetësore........................................................................................24

4.4.1. Burimet financiare.........................................................................................................26

4.4.2. Burimet njerëzore..........................................................................................................29

4.4.3. Shtretërit spitalor...........................................................................................................32

4.4.4. Pajisjet mjekësore të teknologjisë së lartë................................................................33

4.4.5. Veprimtaria shëndetësore............................................................................................33

4.4.6. Shërbimet emergjente...................................................................................................37

4.4.7. Furnizimi me produkte medicinale............................................................................38

4.4.8 Performanca – produktiviteti, efikasiteti, dhe qasja...............................................40

4.4.9. Cilësia e kujdesit shëndetësor.....................................................................................40

4.5. Kënaqshmëria e pacientëve......................................................................................................41

4.6. Bashkëpunimi ndërkombëtar...................................................................................................42

4.7. Përfundimet mbi gjendjen aktuale.........................................................................................43

  1. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE..............................................................................................................45

5.1. Objektiva strategjike I: ruajtja dhe përparimi i shëndetit..................................................46

5.2. Objektiva strategjike II: sigurimi i financimit të qëndrueshëm shëndetësor................47

5.3. Objektiva strategjike III: riorganizimi i sektorit shëndetësor...........................................48

  1. ALTERNATIVAT E KONSIDERUARA.............................................................................................50

  2. QASJA E REKOMANDUAR.................................................................................................................53

7.1. Monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të Strategjisë..............................................................53

  1. HAPAT E ARDHSHËM..........................................................................................................................55


SHKURTESAT
AFSh Agjencioni i financimit shëndetësor

AKPM Agjensioni Kosovar për produkte medicinale

ASK Agjencioni i statistikave të Kosovës

BE Bashkimi Evropian

BPV Bruto Produkti Vendor

CT Tomografia e kompjuterizuar

DSRHSK Demographic Sexualand Reproductive Health Survey in Kosovo

Hulumtimi demografik për shëndet seksual dhe riprodhues në Kosovë

EHKK Ethet hemorragjike Krime Kongo

ESPAD European School Survey Project on Alcohol and Other Drugs

FSSh Fondi i sigurimeve shëndetësore

HFA-DB Healthfor all – Database

IKSHPK Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

KASh Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

KE Komisioni Evropian

KPSh Kujdesi parësor shëndetësor

KDSh Kujdesi dytësor shëndetësor

KTSh Kujdesi tretësor shëndetësor

KOGJ Klinika Obstetrike Gjinekologjike

MDQ Mesatarja e ditëve të qëndrimit në spital

MDSh Mesatarja e ditëve të shfrytëzueshmërisë

MF Ministria e Financave

MINISTRIA Ministria e Shëndetësisë

NCD Noncommunicable diseases (Sëmundjet kronike jo ngjitëse)

OECD Organisation for Economic Co-operation and Development

(Organizata për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim)

OPSh Odat e profesionistëve shëndetësorë

PAK Personat me aftësi të kufizuar

QEVI Qendra për edukim të vazhdueshëm të infermierisë

QKUK Qendra Klinike Universitare e Kosovës

QKMF Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare

QMF Qendra e Mjekësisë Familjare

QZHMFK Qendra për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare të Kosovës

QZhS Qëllimet zhvillimore strategjike

RM Rezonanca Magnetike

SDG Strategic Development Goals

SHSKUK Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës

SQ Spitali i qytetit

SP Spital i përgjithshëm

STRATEGJIA Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2017-2021

STEP Hulumtim gjithëpërfshirës për faktorët e rrezikut te sëmundjet jongjitëse

TB Tuberkuloza

UNDP Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim

ZHVP Zhvillimi i vazhdueshëm profesional



  1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2017-2021 është hartuar me qëllim të zhvillimit të një vizioni dhe qasje strategjike në kuadër të vazhdimësisë së reformave nëpër të cilat është duke kaluar sektori i shëndetësisë. Inicimi i procesit të reformimit është bërë me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve, përgjigjes ndaj kërkesave për shërbime shëndetësore dhe eficiencës së ofrimit të këtyre shërbimeve, përmirësimit të financimit duke përmirësuar gjithashtu edhe qasjen në shërbime për grupet vulnerabile të cilat ballafaqohen me barriera të ndryshme në qasje ndaj shërbimeve. Reforma që ka filluar të zbatohet, bazohet në rritjen e transparencës dhe llogaridhënien e ofruesve të kujdesit shëndetësor përmes formimit të strukturave dhe agjensioneve të reja.

Strategjia reflekton plotësisht prioritetet kryesore të Qeverisë si në vijim: Plani kombëtar për zhvillimin ekonomik; Marrëveshjes së stabilizim asocimit (MSA) Qeverisjen e mirë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit; Zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe mirëqenien sociale.

Për të siguruar një sfond analitik për hartim të SSSh, MSh ka zhvilluar analizat e poshtëshënuara: Analizën e gjendjes shëndetësore të popullatës1, Analizën e performancës së Institucioneve shëndetësore2dhe Analizën për opinionet e qytetarëve/pacientëve3 lidhur me shërbimet dhe njohuritë për sektorin shëndetësor, përfshirë edhe njohuritë për reformat që kanë filluar në këtë sektor. Të dhënat zyrtare për përgatitjen e analizave të sektorit janë siguruar nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës (ASK), Ministria e Shëndetësisë dheInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Me qëllim të krahasimit të indikatorëve me vendet e Bashkimit Evropian dhe të Rajonit Evropian, janë përdorur të dhënat nga Eurostat, nga baza e të dhënave të OBSh-së ‘Shëndeti për të gjithë-baza e të dhënave/Health for All-database HFA-DB), OECD Shëndeti në një shikim: Europe 2012, OBSh - Përcaktuesit socialë të shëndetit, OBSh – Vlerësimi i ndikimit shëndetësor dhe Raporti i OBSh-së për shëndetësinë evropiane 2012.

Gjatë hartimit të dokumentit janë konsultuar edhe dokumente tjera relevante si Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2010-2014, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2017-2019, Deklarata e Prioriteteve të Qeverisë 2017-2019si dhe dokumente dhe publikime të tjera.

Plani i Veprimit (PV) është pjesë përbërëse e SSSh dhe pasqyron aktivitetet që do të realizohen në periudhën tre vjeçare 2017-2019. Prioritetet e prezantuara në PV reflektojnë kahjet strategjike dhe mënyrat përmes së cilave institucionet shëndetësore do të hartojnë planet specifike për zbatimin e SSSh-së.

Në bazë të të dhënave të analizuara, mund të konkludohet që, si rrjedhojë e popullatës së re në Kosovë, gjendja e përgjithshme shëndetësore e popullatës cilësohet e mirë, me faktorë të ultë të rrezikut sa i përket përdorimit të alkoolit, konsumimit të kënaqshëm të frutave dhe aktivitetit fizik. HIV/AIDS dhe TB janë nën kontroll dhe shkalla e imunizimit është mjaft e lartëdhe e kënaqshme. Në përgjithësi, popullata është e kënaqur me shërbimet të cilat i’u ofrohen në rrjetin e institucioneve publike shëndetësore, me kapacitete të mjaftueshme për ofrim të shërbimeve për popullatën, edhe pse kërkesat për shërbime janë në rritje e sipër.

Megjithatë, jetëgjatësia është e shkurtër, pjesërisht si pasojë e faktorëve jo të favorshëm socioekonomik (varfëria), ashtu edhe nga faktorët ambiental (prevalenca e lartë e sëmundjeve të frymëmarrjes). Shkalla ende e lartë e sëmundjeve që kanë të bëjnë me gjendjet perinatale është shqetësuese, duke pasë parasysh faktin se shumica e femrave janë të moshës riprodhuese. Aktivitetet e vazhdueshme promovuese dhe parandaluese janë gjithashtu të nevojshme sa i përket duhanpirjes, drogave dhe shkaqeve të jashtme të vdekjes, kryesisht të lidhura me aksidentet.

Edhe pse KPSh, për shumicën e popullatës paraqet kontaktin e parë me sistemin shëndetësor, shkathtësitë dhe mundësitë për diagnostikim dhe trajtim si dhe funksionet që kanë të bëjnë me referimin dhe ‘ruajtjen e portës’, duhet të fuqizohen edhe më tutje.

Resurset në dispozicion për shërbimet shëndetësore publike, janë më të ulëtat në Evropë dhe sfidë mbetet sigurimi i mjeteve financiare dhe shfrytëzimi efektiv i tyre. Produktiviteti është i ultë, efikasiteti duhet të përmirësohet, sidomos sa i përket futjes së metodave moderne të trajtimit siç është kujdesi ditor. Shfrytëzimi i kapaciteteve është i ultë dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore duhet të përmirësohet, sidomos sa u përket infeksioneve spitalore, përdorimit të udhërrëfyesve dhe protokoleve klinike si dhe mënyrës së trajtimit me pacientin në qendër.

Ministria e Shëndetësisë do të fokusohet në përcaktimin e kritereve të qarta të hartimit dhe përditësimit të Listës esenciale të barnave. Parcaktimi i këtyre kritereve ka për qëllim një listë të bazuar në të dhëna dhe që reflekton mundësitë reale buxhetore, me pacientin në qendër të vëmendjes.

Nuk është e mundur që me buxhetin i cili është në dispozicion për institucionet shëndetësore të ofrohen stimulime për përmirësim të performancës. Prandaj, është shumë me rëndësi që të punohet në drejtim të një sistemi të thjeshtë të pagesës për performancë, ku elementi i performancës rritet gradualisht. Për këtë arsye është esenciale që institucioneve shëndetësore t’iu ipet autonomia në mënyrë që të mund t’iu përgjigjen këtyre stimulimeve dhe të bëjnë nivelizimin e distribuimit regjional të resurseve.

Grupet vulnerabile, që njëherit paraqesin pjesë kryesisht të madhe të popullatës, kanë qasje të kufizuar dhe për ta sëmundja paraqet një ngarkesë mjaft të madhe edhe në aspektin ekonomik.

Gjithashtu, mund të konkludohet se me qëllim të përmirësimit të qeverisjes dhe menaxhimit të sistemit shëndetësor, MSh-ja do të punoj drejt fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve bazuar në nevojat e identifikuara. Në mes tjerash duhet të përfshihen edhe çështjet e ndërlidhura me menaxhim strategjik dhe ngritje të profesionalizmit, që si parakusht kërkon funksionim gjithëpërfshirës të sistemit të integruar të informimit shëndetësor.

Pjesëmarrja proaktive në organizatat relevante regjionale dhe ndërkombëtare, përfshirë BE-në dhe OBSh-në, konsiderohen si esenciale, jo vetëm për krijimin e sistemit shëndetësor të krahasueshëm me vendet tjera evropiane, por edhe për konsiderimin e Kosovës si partner të barabartë në mesin e tyre.

Për adresimin e sfidave të përshkruara bazuar në konkluzat e analizës së lartpërmendur të sektorit shëndetësor, MSh-ja ka përcaktuar vizionin dhe misionin e saj.

Është më rendësi që politikat reformuese në shëndetësi të mbështeten në vendime qeveritare për t’i dhënë reformave kuptimin e duhur në aspektin financiar, ligjor si dhe përcaktimin e duhur kohor.Prandaj, mos prioritizimi i sektorit të shëndetësisë në miratimin e kornizës së nevojshme ligjore, mbështetjes shtesë financiare për zbatimin e legjislacionit do të vë në rrezik procesin e reformave në sektorin e shëndetësisë.

Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2017-2021 do të shërbej si udhërrëfyes politik dhe profesional në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë që ka për qëllim të përmirësoj gjendjen shëndetësore të popullatës dhe kënaqshmërinë e pacientëve me shërbimet shëndetësore në Republikën e Kosovës.




  1. HYRJE

Ministria e Shëndetësisë synon përmirësimin e shëndetit të popullatës së Republikës së Kosovës përmes sigurimit të qasjes universale dhe të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore për të gjithë qytetarët e vendit.

Duke pasëparasysh sfidat në sektorin e shëndetësisë, Ministria ka inicuar reformën përmbajtësore të sistemit ekzistues shëndetësor që do të mbështetet në dokumentin e ri të politikave unike shëndetësore: Strategjinë Sektoriale të Shëndetësisë, SSSh 2017 – 2021, si dhe zbatimin e kornizës së re legjislative, duke definuar qartë drejtimet dhe bartësit e zhvillimeve, autorizimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore.

Të dhënat analitike në dispozicion imponuan domosdoshmërinë që gjatë projektimit të dokumentit të ri strategjik, nëmes tjerashtë merren parasysh shumë më tepër se më parë faktorët si: struktura specifike demografike e popullatës me moshën më të re në Europë dhe shkallë të lartë të migracionit jashtë vendit, kuadri profesional në dispozicion, dhe veçoritë e mënyrave të jetesës së popullatës, përfshirë të gjitha komunitetet në nevojë.

Mbështetur në faktet e sipërpërmendura është projektuar reforma e sistemit shëndetësor, që bazohet në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të popullatës, sigurimin e financimit të qëndrueshëm dhe riorganizimin e sektorit të shëndetësisë. E gjithë kjo planifikohet të bëhet përmes funksionalizimit të plotë të sistemit të informimit shëndetësor, ndarjes së qartë ndërmjet blerësve dhe ofruesve të shërbimeve shëndetësore, fuqizimit të bazës financiare të sektorit të shëndetësisë, promovimit të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të integruara - duke filluar me shërbimet e nënës dhe fëmijës, promovimit dhe zbatimit të konceptit të mjekësisë familjare dhe shërbimeve të shëndetit mendor në komunitet, rritjes së furnizimit me barna, ngritjes së shërbimeve për sëmundjet kardiovaskulare dhe onkologjike, ngritjes së autonomisë menaxheriale të institucioneve shëndetësore, si dhe funksionalizimin e sistemit të monitorimit dhe vlerësimit për ta mbikqyrur zbatimin e SSSh-së.

Strategjia reflekton prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës: zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, qeverisjen e mirë, fuqizimin e sundimit të ligjit, promovimin e partneritetit publiko-privat, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe mirëqenien sociale. Gjithashtu, Strategjia adreson sfidat dhe synimet drejt arritjes së Qëllimeve zhvillimore strategjike (QZhS/ SDG) që kanë të bëjnë me shëndetin. Reforma e projektuar nga Strategjia është e dizajnuar dhe zbatimi i saj mbështetet nga faktorët relevantëvendorë si dhe partnerët strategjik ndërkombëtarë.

VIZIONI

Shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta për të githë qytetarët



MISIONI

Ruajtja e shëndetit, promovimi i mënyrave të shëndetshme të jetesës dhe ofrimi i shërbimeve cilësoree të sigurta, me qasje të lehtë, të barabartë, pa rrezik financiar dhe kosto-efektive



OBJEKTIVAT STRATEGJIKE

Strategjia përcakton këto objektiva strategjike:



OBJEKTIVA I:

Ruajtja dhe përparimi i shëndetit



OBJEKTIVA II:

Sigurimi i financimit të qëndrueshëm shëndetësor



OBJEKTIVA III:

Riorganizimi i sektorit të shëndetësisë



  1. METODOLOGJIA

Gjatë procesit të hartimit të Strategjisë janë përdorë metodat kuantitative dhe kualitative të hulumtimit të gjendjes në sektorin e shëndetësisë përfshirë shqyrtimin e përvojave të zbatimit të Strategjisë sektoriale 2010 – 2014, dokumentacionit relevant studimor vendor dhe ndërkombëtar në sektorin e shëndetësisë, si dhe analizës së rezultateve, përfundimeve dhe rekomandimeve të punëtorive dhe takimeve me ekipet dhe/ose menaxherët e institucioneve shëndetësorë, vendor dhe ndërkombëtar.

Në hartimin e Strategjisë janë përfshirë MSh, Zyra për Planifikim Strategjik e Zyrës së Kryeministrit, Ministria e Financave, Ministria e Integrimit Evropian, si dhe këshilltarë dhe ekspertë vendor dhe ndërkombëtar të cilët kanë përkrahur procesin e hartimit të dokumentit. Gjatë hartimit të Strategjisë janëkonsultuar faktorë të shumtë vendim-marrës vendor dhe ndërkombëtar përfshirë strukturat profesionale dhe sektorin jo-qeveritar.

Për të siguruar sfondin analitik për hartimin e Strategjisë janë shfrytëzuar hulumtimet në vijim: Analiza e gjendjes shëndetësore të popullatës4, Analiza e performancës së institucioneve shëndetësore5; dhe Analiza e opinioneve të qytetarëve/pacientëve6 përkitazi me shërbimet dhe njohuritë për sektorin shëndetësor, përfshirë edhe njohuritë për reformat e filluara në këtë sektor. Të dhënat zyrtare për përgatitjen e analizave të sektorit janë siguruar nga: Agjencioni i Statistikave të Kosovës (ASK), MSh dhe IKSHPK. Me qëllim të krahasimit të indikatorëve me vendet e Bashkimit Evropian dhe të Rajonit, janë përdorur të dhënat nga: Eurostat; baza e të dhënave të OBSH ‘Shëndeti për të gjithë”; Raporti i OECD “Shëndeti në një shikim: Europa 2012”, Raporti i OBSH – Përcaktuesit social të shëndetit, Raporti i OBSH – Vlerësimi i ndikimit shëndetësor; Raporti i Bankës Botërore (BB) për menaxhimin e Financave Publike; Raporti i UNDP për perceptimin e qytetarëve mbi shërbimet shëndetësore dhe përvojat e korrupsionit në shëndetësi7; Hulumtimin e organizatës Zvicerane “Solidair” mbi sigurimet shëndetësore”8 dhe Raporti i OBSh-së për shëndetësinë evropiane 2012.

Gjatë hartimit të Strategjisë janë konsultuar edhe dokumente të tjera relevante si: Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2010-2014, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2017-2019, Deklarata e Prioriteteve të Qeverisë 2017-2019 si dhe Marrëveshja e Stabilizim Asocimit e nënshkruar me Bashkimin Evropian.

Pas analizës së të dhënave në dispozicion janë nxjerrë përfundimet në bazë të së cilave janë identifikuar objektivat prioritare strategjike që përcaktojnë orientimin e zhvillimeve reformuese të sektorit të shëndetësisë për periudhën 2017 – 2021.

Plani i Veprimit është pjesë përbërëse e Strategjisë dhe pasqyron aktivitetet që do të realizohen në periudhën 2017–2019me mundësi të rishikimit të tij pas çdo viti bazuar në prioritetet e reja, në mënyrë që të shërbejë nëdraftimin dhe rishikimin e Kornizës afatmesme të shpenzimeve. Prioritetet e paraqitura në PV pasqyrojnë aktivitetet përmes të cilave institucionet shëndetësore do të zhvillojnë planet e veçanta për zbatimin e SSSh-së. MSh do të përdorë PV-në si një mjet për monitorimin e zbatimit të SSSh-së dhe si mjet të informacionit në lidhje me arritjen e objektivave strategjike. PV do të përditësohet në baza vjetore.




  1. SFONDI

Një pasqyrë e saktë e profilit shëndetësor të Kosovës ende nuk është e mundur të prezantohet, për arsye të kufizimeve në shtrirjen dhe saktësinë e të dhënave. Për shkak të problemeve politike, një pjesë e sistemit të informimit shëndetësor (SISh) mbetet e pa-integruar nga komunat e banuara me komunitetetin jo shumicë, që nënkupton se një pjesë e të dhënave mjekësore nuk u raportohen institucioneve të Republikës së Kosovës. Përveç kësaj, mungesa e raportimit të të dhënave është evidente edhe nga institucionet private shëndetësore. Sistemi i informimit shëndetësor ende nuk është funksionalizuar në tërësi dhe për pasojë të gjitha rezultatet nga analizat e të dhënave duhet të trajtohen me kujdes.

    1. Karakteristikat demografike dhe statistikat vitale të popullatës

Republika e Kosovës ka sipërfaqe prej 10,908 km2 dhe 1.804.944 banorë, numrit të përgjithshëm të popullsisë i’u është shtuar numri i vlerësuar prej 40.196 personave nga komuna veriore të cilët nuk ishin përfshirë në regjistrimin e vitit 2011. Dendësia e popullsisë është 162.41 banorë për km2 (31 dhjetor 2015). Prej numrit të përgjithshëm të popullatës, 28 % janë nën moshë 15 vjeç dhe gjysma e popullsisë janë të moshës më të re se 28,2 vjeç. Mosha mesatare e popullsisë është 30, 2 vjet. Përqindja e popullsisë që jetonte në zonat rurale për vitin 2011 ishte 61, 7% ndërsa përqindja e popullsisë që jetonte në zonat urbane për vitin 2011 ishte 38,3% (2011).
Graf 1: Piramida e popullsisë e datës 31 Mars 2011 sipas gjinisë dhe moshës

*Burimi: Tëdhënat e Regjistrimit të popullsisë dhe vlerësimet e popullsisë sipas grupmoshës dhe gjinisë (Agjencioni i Statistikave i Kosovës)


Jetëgjatësia mesatare në Kosovë për vitin 2011 është vlerësuar të jetë 76.7 vite, për meshkuj 74.1 vite, kurse për femra 79.4 vite9.

Megjithatë, vlerat e jetëgjatësisë për vitin 2011, duke u bazuar në tabelën e llogaritjes së jetëgjatësisë së përmendur, kanë dallim nga të dhënat e BankësBotërore. Arsyeja është se Banka Botërore kishte llogaritur se ka një nën-regjistrim të vdekjeve në Kosovë.




      1. Lindshmëria

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Lindjeve në Kosovë për vitin 201510. Këto të dhëna tregojnë se 24, 716 janë lindje, që kanë ndodhur në Kosovë, prej tyre lindje të gjalla janë 24 594, kurse 122 janë lindje të vdekura. Kurse, lindjet që kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar 6 717, prej tyre janë 6 715 lindje të gjalla dhe 2 lindje të vdekura. Koeficienti i vitalitetit është 2.9 (gjithsej raporti ndërmjet lindjeve të gjalla dhe vdekjeve). Koeficienti i maskulinitetit është 110.1. Koeficienti i lindjeve të vdekura - vdekjeve fetale në 1000 lindje ishte 4.9‰. Në institucione mjekësore kanë ndodhur 99.8% lindje, ndërsa pjesa tjetër ka ndodhur në vend tjetër. Numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë është i grup-moshave 25-29 vjeç me 35.0%, grup-moshat 30-34 vjeç me 24.5%, grup-moshat 20-24 vjeç me 23.4% dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 17.0% të numrit të përgjithshëm të lindjeve.

Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2015 është 28.2 vjeç. Fëmijën e parë e kanë lindur 37.3% e nënave, fëmijën e dytë e kanë lindur 32.8% e nënave dhe  fëmijën e tretë 19.3% nënave. Sipas peshës së fëmijës së lindur në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave është me peshë 3 000 - 3 499 gr. ose 37.6%; 3 500 – 3 999 gr., ose 30.7%; 2 500-2 999 gr. ose 13.3% etj. Foshnjat e lindura gjallë me peshë më të vogël se 1000 gr. përbëjnë vetëm 0.2%.

Kosova cilësohet me shkallë të lartë mesatare të lindshmërisë. Koeficienti mesatar i natalitetit për periudhën 2006-2011 ishte 17.9‰, me një rritje mesatare në vit prej 0.5‰. Kjo vlerë ishte 16,3‰ në vitin 2006 dhe 19.8‰ në vitin 2011. Numri i lindjeve të gjalla në vitin 2015 ishte 24.594 (lindje të ndodhura vetëm në Kosovë).



      1. Yüklə 0,51 Mb.

        Dostları ilə paylaş:
  1   2   3   4   5   6




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©azkurs.org 2020
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə