Fjala e ministrit



Yüklə 0,51 Mb.
səhifə5/6
tarix16.02.2017
ölçüsü0,51 Mb.
#8926
1   2   3   4   5   6

7. QASJA E REKOMANDUAR

Qasja e rekomanduar është zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse të sistemit shëndetësor duke ofruar kujdes shëndetësor cilësor dhe shërbimet shëndetësore të integruara, sa më afër familjeve dhe qytetarëve.Reforma e sektorit shëndetësor në Kosovëështë një proces kompleks i institucionalizimit dhe riorganizimit të roleve të reja të akterëve të sektorit shëndetësor, për një sistem të drejtë, efikas dhe të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor, për sigurimin e një sistemi modern shëndetësor në Kosovë me synime evropiane.


7.1. Monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të Strategjisë

Krijimi i mekanizmave për monitorimin dhe vlerësimin e dokumenteve strategjike do të ndikoj në hartimin e politikave shëndetësore dhe vendimmarrjes së bazuar në të dhënat në dëshmi.

PasiSSSh me kornizën e vet logjike dhe planin e veprimit janë dokumente që për herë të parë ndjekin një metodologji të definuar, Ministria duhet të zbatoj procesin e inicuar për monitorim, vlerësim dhe implementim të SSSh-së, matjes dhe arritjes së indikatorëve të vet, si dhe planit të veprimit të SSSh-së. Përgjegjësi për realizimin dhe monitorimin e rezultateve dhe aktiviteteve, të definuara qartë në plan të veprimit do të kenë secili institucion dhe departament relevant.

Duke u bazuar në indikatorët kyç të definuar në Strategji dhe në plan të veprimit, Ministria do të bëj monitorimin e vazhdueshëm të arritjes së rezultateve dhe aktiviteteve që ndërlidhen me objektivat strategjike dhe ato specifike, duke siguruar që institucionet dhe departamentet përgjegjëse të ofrojnë llogaridhënie në rast të moszbatimit të detyrave dhe aktiviteteve të planifikuara. Për këtë arsye do të bëhet përditësimi vjetor i planit të veprimit dhe të raportohet rregullisht lidhur me ecurinë e zbatimit.

Ky aktivitet do të ketë për qëllim vlerësimin e rezultateve të arritura, sfidat eventuale në zbatim dhe adoptimin me procesin e planifikimit buxhetor. Ministria do të bëj monitorimin e vazhdueshëm të indikatorëve të SSSh-së, duke përdorur instrumente të qarta si: matriksi, manuali dhe plani i punës për monitorim dhe vlerësim dhe bazuar në të gjeturat do të përgatis raportet periodike dhe rekomandime. Ky proces do të ndikoj në ndryshimin dhe plotësimin eventual të Planit të Veprimit të Strategjisë Sektoriale Shëndetësore 2017-2021.

Monitorimi i KL-sëdhe PV-së duhen bërë sipas sistemit monitorues për të cilin MSh-ja është përcaktuar dhe i cili ndjek modelin e kornizës logjike apo të menaxhimit të bazuar në rezultate (shtojca 1). Dy parakushte bazike të cilat duhen plotësuar para fillimit të procesit të monitorimit përfshijnë:

Përgjegjësinë e secilit institucion të raportoj mbi progresin dhe sfidat në implementimin e aktivitetit për të cilin PV i parasheh si institucion implementues apo mbikëqyrës.

Përgjegjësinë e secilit institucion që të bashkërendoj veprimet e veta me institucionet tjera që janë të përfshira në implementimin e aktivitetiteve të përcaktuar në PV.

Përveç këtyre parakushteve, Ministria, në Kornizën logjike ka përcaktuar indikatorët e matshëm, specifik, të arritshëm, e relevantë (SMART), të cilët kanë të përcaktuar elementet sasiore, cilësore dhe afatet kohore të realizimit. Për këta indikatorë janë mbledhur të dhëna për gjendjen aktuale të indikatorit, për të matur saktësisht nivelin e progresit pas intervenimit sipas logjikës së përcaktuar në KL.

Përveç kësaj, secili indikator do të ketë formularin identifikues, në të cilin definohen saktësisht detajet e indikatorit, shkalla e përfshirjes, spektri, mënyra e matjes, institucionet përgjegjëse për implementim, për mbledhje, agregim, dhe analizim të dhënash, si dhe afatet kohore të implementimit.




  1. HAPAT E ARDHSHËM

Ministria e Shëndetësisë është bartëse e aktiviteteve të reformës së sistemit shëndetësor dhe është përgjegjëse për zbatimin e reformave në shëndetësi, duke përfshirë dhe siguruar pjesëmarrjen e të gjithë vendimmarrësve dhe grupeve të interesit që në veçanti kanë të bëjnë me siguri dhe cilësi të shërbimeve shëndetësore.

Dokument plotësues i Strategjisë është Plani i veprimit, i cili do të përfshij periudhën kohore trevjeçare, 2017-2019, me mundësi të rishikimit vjetor varësisht nga përmbushja e aktiviteteve të planifikuara për periudha të ndryshme kohore. Plani paraqet një dokument përmbledhës të të gjitha Planeve ekzistuese të strategjive të hartuara për adresimin e problemeve të ndryshme të sektorit të shëndetësisë si dhe planeve të veprimit për zhvillimin e iniciativave të reja.

Plani i veprimit të SSSh ofron detale rreth aktiviteteve për arritjen e Objektivave të përcaktuara specifike dhe strategjike, afatin kohor për arritjen e këtyre objektivave, Institucionet përgjegjëse për zbatim, indikatorët për monitorim dhe vlerësim të tyre, koston dhe bartësit e kostos për realizimin e aktiviteteve të cilat janë të planifikuara në Kornizën afatmesme të shpenzimeve 2017-2019.

Për zbatimin e aktiviteteve të përcaktuara do të përfshihen të gjitha grupet e interesit në kuadër të sektorit shëndetësor, të cilët edhe janë konsultuar në faza të ndryshme gjatë hartimit të dokumentit.

Çështje me rëndësi është informimi i vazhdueshëm dhe adekuat i popullatës dhe ofruesve të shërbimeve shëndetësore lidhur me reformat e sistemit shëndetësor.

Bashkëpunimi me organizatat vendore dhe ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare do të kontribuojnë në mënyrë të suksesshme në procesin e zbatimit të reformave të parapara në Strategji.

Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edukimit shëndetësor të pacientëve i cili do të bëhet përmes informimit të vazhdueshëm përmes kampanjave të ndryshme informuese si dhe përmes ofrimit të informatave të besueshme dhe lehtë të qasshme lidhur me sistemin dhe kujdesin shëndetësor në përgjithësi. Popullata do të njoftohet në veçanti për elementet të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek ata, si zgjedhja e mjekut të tyre familjar, të drejtat dhe përgjegjësitë e pacientëve dhe ofruesve të shërbimeve shëndetësore, sigurimet shëndetësore, siguria e pacientëve si dhe informatat e ndryshme lidhur me furnizim me barna si dhe efektet e tyre në shëndet.

Do të bëhet përcjellja e vazhdueshme e kënaqshmërisë së pacientëve me shërbimet shëndetësore të cilat i marrin, që njëherit paraqesin edhe indikatorin e progresit të reformës dhe të arriturave drejt përmirësimit të cilësisë dhe sigurisë, gjithëpërfshirjes dhe qasjes në shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.



Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government
MINISTRIA E SHËNDETËSISË / MINISTARSTVO ZDRAVSTVA / MINISTRY OF HEALTH

Shtojca 1: KORNIZA LOGJIKE – SSSh 2017 – 2021



Logjika e intervenimit

Indikatorët

Burimi i verifikimit

Supozime

OBJEKTIVA STRATEGJIKE I: RUAJTJA DHE PËRPARIMI I SHËNDETIT

Jetëgjatësia e pritshme e rritur në 72 vjet

Raporti vjetor, IKShPK




Objektiva specifike 1:

Promovimi i jetesës së shëndetshme

Pirja e duhanit bie për 3.5% në popullatën e përgjithshme

Raporti i STEPS-it, IKShPK




R 1.1. Plani i veprimit për edukim dhe promovim shëndetësor i zbatuar

Raporti vjetor i KESh-it i dorëzuar në MSh duke filluar nga fundi i vitit 2017

Raporti vjetor, KESh




R 1.2. Projekti “Shkollat për promovimin e shëndetit” i zbatuar

200 trajnime për konceptin e shkollave promovuese të mbajtura

Raporti vjetor, IKShPK




Objektiva specifike 2:

Përmirësimi i shëndetit të nënës dhe fëmijës

Mortaliteti perinatal i zbritur nën 10‰

Raporti perinatal, IKShPK

Raportimi i rregullt nga Institucionet shëndetësore

R 2.1.Plani i Veprimit për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës i zbatuar

Mortaliteti infantil i zbritur nën 10‰

Analiza e gjendjes shëndetësore, IKShPK

Ngritja e kapaciteteve të punëtorëve shëndetësor për edukim të nënave

Objektiva specifike 3:

Zvogëlimi i incidencës së sëmundjeve ngjitëse

Shkalla e përfshirjes në vaksinim të rregullt e rritur në 95% (0-12 muaj)

Raporti vjetor, IKShPK




R 3.1. Plani i veprimit për HIV/AIDS i zbatuar

Njësia referente diagnostikuese për HIV/ AIDS në IKShPK, për matjen e VL-së dhe gjenotipizimin e HIV-it, e themeluar

Raporti vjetor, IKShPK

Fuqizimi i resurseve humane

R 3.2. Plani i veprimit për TB i zbatuar

Incidenca e rasteve me TB ulet në 36/100,000 me trend epidemiologjik prej 3.5% në vit

Raporti nga Zyra për TB, MSh




R 3.3. Plani i veprimit për rezistencën antimikrobike i zbatuar

100% shitje e antibiotikëve me recetë të mjekut


Raporti nga KNPKIS




R 3.4. Masat për parandalimin e infeksioneve spitalore të implementuara

Niveli i zbatimit të higjienës së duarve rritet në 65%


Raporti nga KNPKIS

Divizioni i cilësisë i funksionalizuar

Objektiva specifike 4:

Parandalimi dhe kontrolli i gjendjeve kronike

Përfshirja e 80% të nxënësve të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në edukim dhe promovim shëndetësor rreth sjelljeve të rrezikshme dhe faktorëve të rrezikut

Raporti vjetor, IKShPK



Koordinimi ndër-institucional

R 4.1. Hartimi i Strategjisë për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve kronike jo-ngjitëse

Strategjia për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve kronike jo-ngjitëse e aprovuar nga MSh


Dokumenti i aprovuar i strategjisë


Objektiva specifike 5:

Politikat e shëndetit për të gjithë

Vlerësimi i ndikimit të faktorëve mjedisor në shëndet i realizuar deri në fund të vitit 2017

Dokumenti i vlerësimit




R 5.1. Strategjia për shëndetin mendor e zbatuar

Strategjia dhe plani i veprimit për shëndet mendor i reviduar deri në fund të vitit 2017 nga MSh

Strategjia e shëndetit mendor




R 5.2. Komiteti shtetëror për shëndetin mjedisor i funksionalizuar

Komiteti shtetëror për shëndetin mjedisor funksional deri në fund të vitit 2017

Vendimi i Ministrit




R 5.3. Shëndeti i grupeve te cenueshme i përmirësuar

Eliminimi i rasteve të helmimit me plumb

Raporti vjetor, IKShPK




OBJEKTIVA STRATEGJIKE II: SIGURIMI I FINANCIMIT TË QËNDRUESHËM SHËNDETËSOR

Përqindja e qytetarëve që nuk kanë qasje në shërbime shëndetësore themelore për shkaqe ekonomike ulet për 5%

Raporti vjetor, IKShPK


Objektiva specifike 1: Riorganizimi i financimit shëndetësor

Shërbimet nga lista themelore e kujdesit shëndetësor ofrohen nga Institucionet shëndetësore bazuar në kontratat e nënshkruara

Raporti vjetor, AFSh




R 1.1. Agjencioni i Financimit Shëndetësor i funksionaizuar

Premiumete mbledhura nga të gjithë punonjësit në institucionet publike deri në fund të vitit 2017

Raporti vjetor, MeF




R 1.2. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i funksionalizuar


Premiumet e mbledhura nga 50% e punonjësve në sektorin privat (me TVSh) duke filluar nga viti 2018, përqindje kjo që rritet për 15% çdo vit

Raporti vjetor, MeF




R 1.3. Burimet financiare nga FSSh të shfrytëzuara në mënyrë efektive

Furnizim i plotë me ilaçe dhe materiale shpenzuese nga lista esenciale në të gjitha institucionet publike shëndetësore

Raport nga Divizioni Farmaceutik




Objektiva specifike 2:

Përfshierja e popullatës në sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Premiumet e mbledhura nga 50% epopullatës për sigurimin shëndetësor të detyrueshëm


Raporti nga ATK



3.5% e pagesës së premiumeve sigurohet nga Qeveria

R 2.1. Pakoja themelore e shërbimeve shëndetësore e realizuar

Lista e kujdesit themelor shëndetësor e aprovuar në baza vjetore duke filluar nga viti 2016 nga Qeveria

Lista e aprovuar e kujdesit themelor shëndetësor

Ndarja e buxhetit për mbulimin e shërbimeve të pakos bazike, varet nga buxheti për shëndetësi si pjesë e GDP-së

Objektiva specifike 3:

Ofrimi i shërbimeve shëndetësore të arritshme dhe të barabarta

Përqindja e qytetarëve që nuk kanë qasje në shërbime shëndetësore themelore për shkaqe ekonomike ulet për 5%

Raporti nga ASK




R 3.1. Kontratat me tre nivelet e institucioneve shëndetësore të nënshkruara

Kontratat e shërbimit ndërmjet AFSh-së dhe ofruesve të shërbimeve shëndetësore nga pakoja bazike nënshkruhen me të gjitha institucionet publike në baza vjetore

Raporti vjetor, AFSh

Fondet për rekrutimin e stafit shtesë duhet të sigurohen

OBJEKTIVA STRATEGJIKE III: RIORGANIZIMI I SEKTORIT SHËNDETËSOR

Shkalla e shfrytëzueshmërisë së shtretërve rritet për 5% në vit

Raporti i analizës së gjendjes shëndetësore, IKShPK




Objektiva specifike 1:

Riorganizimi i MSh-së

Të gjitha pozitat e plotësuara bazuar në rregulloren e brendshme të MSh-së deri në fund të vitit 2017

Raportet e takimeve mujore të koordinimit të departamenteve

Lista e të punësuarve sipas organogramit e aprovuar nga MAP

R 1.1. Komiteti Këshillues për Reformën e sektorit shëndetësor i themeluar

Komiteti i themeluar deri në fund të vitit 2016

Vendimi i Ministrit




R 1.2. Plani i burimeve njerëzore dhe zhvillimor i MSh-së i aprovuar

Plani i burimeve njerëzore dhe zhvillimor i MSh-së i hartuar

Plani i burimeve njerëzore, MSh




R 1.3. Kapacitetet e stafit të fuqizuara

Plani i trajnimeve të stafit të MSh-së bazuar në përshkrimin e vendeve të punës, i përpiluar deri në fund të vitit 2016 dhe i përditësuar në baza vjetore

Plani i trajnimeve i MSh-së i përditësuar




R 1.4. Partneriteti në

sektorin shëndetësor i koordinuar



Harmonizimi i indikatorëve të projekteve nga donatorët me indikatorët e Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë


Raporti vjetor, DIEKP

GNPS i themeluar

Të dhënat nga PMN- MIE të kompletuara nga donatorët



R 1.5. Mekanizmat monitorues funksional


Matrica e MV-së së SSSh-së e përpiluar dhe e përditësuar çdo 6 muaj duke filluar nga viti 2016

Matrica e MV-së

Aprovimi i plotësimit të pozitave për Divizionin e MV-së

Objektiva specifike 2:

Funksionalizimi i Odave të Profesionistëve Shëndetësorë

Të gjitha detyrat e OPSh-ve përmbushen sipas 14 kompetencave të përcaktuara me Ligj deri në fillim të vitit 2019

Raportet vjetore, OPSh-të

Ministria e Financave ndan buxhet të pamjaftueshëm

R 2.1. Infrastruktura fizike për të gjitha OPSh-të e siguruar

5 OPSh kanë zyrat dhe hapësirat permanente për funksionim deri në fillim të vitit 2017

Observimi i objektit

Ministria e Administratës Publike ka identifikuar objektet për zyrat e të 5 OShP-ve

R 2.2. Administrata e OPSh-ve funksionale

100% e stafit të administratës së OPSh-ve të punësuar në bazë të Ligjit për OPSh-të deri në fillim të vitit 2017

Lista e të punësuarve në OPSh-të

MAP kufizon numrin e stafit administrativ të nevojshme për funksionimin e duhur të OShP-ve

R 2.3. Funksionet publike të bartura nga MSh te OPSh-të

Infrastruktura e zgjedhur ligjore për funksionalizimin e OPSh-ve e kompletuar deri në fillim të vitit 2017

UA të aprovuara Rregulloret e aprovuara

Vonesa të konsiderueshme në zhvillimin e legjislacionit adekuat për shkak të fondeve të pamjaftueshme të akorduara nga MF për bartjen e përgjegjësive nga MSh

R 2.4. OPSh-të përmbushin kompetencat bazuar në planin e tyre vjetor

70% e aktiviteteve të zgjedhura sipas planit të realizuara çdo vit duke filluar nga viti 2017

Raportet vjetore të Odave

Vonesa të konsiderueshme në zhvillimin e planeve vjetore për shkak të fondeve me vonesë dhe / ose të pamjaftueshme nga MSh

Objektiva specifike 3: Fuqizimi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

Procedurat e zgjedhura nga doracaku i veprimit të zbatuara në të gjitha njësitë spitalore të ShSKUK-së

Raporti vjetor i Divizionit të cilësisë, ShSKUK




R 3.1. Struktura menaxheriale e ShSKUK-së e fuqizuara.

Statutet e 8 njësive spitalore të ShSKUK-së të aprovuara deri në fund të vitit 2016 nga MSh

Statutet e aprovuara




R 3.2. Kapacitetet e inspektoratit shëndetësor të avansuara

36 inspektorë të rinj të punësuar nëInspektoratin shëndetësor

Regjistri i punëtorëve të Inspektoratit

0

R 3.3. Kapacitetet profesionale të ngritura bazuar në nevojat e identifikuara

8 njësitë spitalore hartojnë planin vjetor të zhvillimit të vazhdueshëm profesional

Plani i ZhVP-së




R 3.4. Shërbimet për kontraktim të definuara nga secila njësi organizative e ShSKUK-së

Shërbimet e pakos bazike të kontraktuara me secilën njësi të ShSKUK-së

Lista e definuar e shërbimeve




Objektiva specifike 4:

Zbatimi i konceptit të mjekësisë familjare

80% e ekipeve të mjekësisë familjare kanë listat e tyre të pacientëve

Raportet nga ISh

Përzgjedhja e mjekut familjar nga qytetarët

R 4.1. Kapacitetet e ekipit të mjekësisë familjare të fuqizuara

250 mjekë familjarë të përfshirë në Shkollimin specialistik post-diplomik në mjekësi familjare (të plotësohet standardi 1 MF për 2000 banorë)

Raporti vjetor, QZhMF




R 4.2. Kapacitetet menaxheriale në nivel të KPSh-së të përmirësuara

100% të menaxherëve të QKMF-ve të trajnuar për shkathtësi bazike menaxheriale

Raportet e trajnimeve, QZhMF

Përkrahja për ngritjen e kapaciteteve menaxheriale

R 4.3. Vetëdijësimi i popullatës i ngritur për shërbime të MF-së

Plani operativ për promovim të konceptit të mjekësisë familjare i përpiluar çdo vit duke filluar nga 2016

Raporti vjetor, QZhMF




R 4.4. Sigurimi i pajisjeve mjekësore për përmbushjen e kushteve për qasje të barabartë në shërbime shëndetësore

90% e institucioneve në KPSh janë të furnizuara me pajisjet bazike për shërbimet e MF

Raporti vjetor, QZhMF

Përkrahja e donatorëve e siguruar

R 4.5. Standardet e reviduara të cilësisë dhe sigurisë në KPSh të zbatuara

90% e Institucioneve në KPSh zbatojnë standardet e zgjedhura

Raport nga Divizioni i cilësisë, MSh




R 4.6. Ekipet e MF ofrojnë shërbime bazuar në UPK

20 UPK të aprovuara dhe shpërndara në të gjitha institucionet e KPSh deri në fund të vitit 2016

Raportet e auditit klinik, QZhMF




Objektiva specifike 5:

SISh-i i integruar dhe funksional në të gjitha institucionet

Të gjitha stacionet e SISh-it janë të arritshme për sistemin deri në fund të vitit 2016

Raporti i Departamentit të SISh-it


Standardet e operimit të TI për SISh të përcaktuara sipas MSh aplikohen nga të gjitha ISh-të

R 5.1. Infrastruktura e TI-së në të gjitha institucionet shëndetësore e integruar

Të gjitha institucionet shëndetësore publike në të gjitha nivelet e kujdesit të pajisura me TI nga fundi i vitit 2017

Raportet mujore të institucioneve shëndetësore publike




R 5.2. Softueri i SISh-it në të gjitha institucionet shëndetësore i integruar

Të gjitha IPSh-të raportojnë në të gjitha nivelet e kujdesit të pajisura me softuer të SISh-it nga fundi i vitit 2017

Raporti i Qendrës Operative Kombëtare

Mirëmbajtja e Data qendrës në MAP

R 5.3. Korniza ligjore për SISh e kompletuar

5 akte nënligjore për SISh të aprovuara nga MSh

Gazeta zyrtare




R 5.4. Kapacitetet për operimin dhe mirëmbajtjen e SISh-it të siguruara

Kontrata trevjeçare me operatorët ekonomik për mirëmbajtje të SISh e përtrirë nga MSh

Kontrata e nënshkruar

Modalitetet dhe qëndrueshmëria finansiare e funksionalizimit të SISh e siguruar nga MF

R 5.5. Trajnimet për administruesit dhe menaxhuesit e sistemit të realizuara

100% e operatorëve të trajnuar për SISh

Raporti i Deparatmentit të SISh-it

Modalitetet dhe qëndrueshmëria finansiare e funksionalizimit të SISh e siguruar nga MF

R 5.6. Bashkëpunimi ndër-sektorial, rajonal dhe ndërkombëtar për mbledhjen dhe raportimin e të dhënave i përparuar

50 tregues shëndetësorë raportohen në EUROSTAT

Databaza e EUROSTAT-it


Kosova ka nënshkruar MSA me BE-në



Objektiva specifike 6: Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë dhe sigurisë, standardeve dhe akreditimit

100% e institucioneve të KDSh dhe KTSh ofrojnë shërbime bazuar në UPK-të e aprovuara

Raporti i auditeve klinike UPK-të e miratuara




R 6.1. Standardet e kujdesit shëndetësor të zbatuara

80% e institucioneve të nivelit dytësor dhe tretësor zbatojnë standardet e zgjedhura deri në fund të vitit 2017

Raport nga Divizioni i cilësisë




R 6.3. Plani kombëtar për akreditim i hartuar

Plani kombëtar për akreditim i aprovuar deri në fund të 2019

Vendimi për aprovim të planit




Objektiva specifike 7: Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore

Standardi i OBSh-së për shkallën e infeksioneve spitalore në ShSKUK i arritur

Raporti vjetor i Bordit për kontrollin dhe parandalimin e infeksioneve brenda-spitalore




R 7.1. Shërbimet shëndetësore të integruara në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor

Udhëzimi Administrativ për sistemin e referimit i aprovuar deri në fund të vitit 2016

Udhëzimi Administrativ i nënshkruar




R 7.2. Programet e skriningut të hartuara

Programet e skriningut për kancerin e gjirit, kancerin cervikal dhe kancerin kolorektal të aprovuara nga MSh deri në fund të vitit 2017

Programet e skriningut të aprovuara

Mospërgjigja e popullatës në programet e skriningut

R 7.3. Ndërtimi i infrastrukturës funksionale shëndetësore

Kirurgjia pediatrike dhe Klinika e re e Emeregjencës në ShSKUK të themeluara deri në fund të vitit 2018

Pranimi teknik i Kirurgjisë pediatrike dhe i Klinikës së re të Emergjencës




R 7.4. Kapacitetet për vlerësimin e teknologjisë mjekësore të avansuara

Softueri për inventarizimin e pajisjeve në ISh përditësohet duke shtuar pajisjet mjekësore deri në fund të vitit 2016

Raporti vjetor i aseteve (pajisjeve) të institucioneve shëndetësore




R 7.5. Menaxhimi i produkteve mjekësore i përmirësuar në kujdesin parësor shëndetësor.

Ngritja e nivelit të furnizimit me produkte mjekësore të institucioneve shëndetësore në 95% nga lista esenciale

Raporti vjetor i DPh, AFSh




Yüklə 0,51 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©azkurs.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

gir | qeydiyyatdan keç
    Ana səhifə


yükləyin