Tirane 06. 06. 2010 (Rivleresimi apo rishikimi pas një viti) Titulli: astma bronkiale



Yüklə 0,89 Mb.
səhifə6/15
tarix16.03.2017
ölçüsü0,89 Mb.
#11648
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   15

Astma e natës

Keqësimi i astmës gjatë natës është një karakteristikë shumë e njohur klinike në një numër të konsiderueshëm pacientësh. Biopsitë bronkiale të marra në orën 4 të mëngjesit te pacientët me astmë me obstruksion gjatë natës nuk tregojnë rritje të numrit të qelizave T, eozinofileve apo mastociteve. Sidoqoftë, biopsitë transbronkiale kanë treguar akumulim të eozinofileve dhe makrofageve gjatë natës në alveola dhe indin peribronkial te pacientët me astmë të natës.



Çrregullimet e gazeve në gjak

Astma shkakton dëmtime të rëndësishme në shkëmbimin gazor vetëm gjatë atakeve të rënda. Shkalla e hipoksemisë arteriale korrelon drejtpërdrejt me gravitetin e obstruksionit bronkial, i cili nuk është homogjen përgjatë pemës bronkiale. Shpesh disa bronke janë plotësisht të mbyllura me obstruksion të shprehur dhe të tjerat pa obstruksion. Si rezultat i prishjes së raportit ventilim/ perfuzion, rritet diferenca e oksigjenit alveolar-arterial, që llogaritet për tension oksigjeni prej 60-69 mmhg, i cili gjendet në mënyrë tipike gjatë atakut astmatik.Hipokapnia që pothuajse gjendet gjithmonë në ataket e lehta, ndërsa në ataket e mesme reflekton një rritje të punës respiratore. Një PCO2 arterial i rritur tregon se obstruksioni bronkial është kaq i rëndë sa muskulatura respiratore nuk mund ta mbajë në normë frekuencën respiratore (hiperventilim alveolar).

Ndonjë keqësim i obstruksionit bronkial ose lodhje muskulare ose një rënie e frekuencës respiratore (përdorimi i narkotikëve ose sedativëve) mund të çojë në rënie të mëtejshme të ventilimit alveolar. Rritja në PCO2 alveolar e thellon më tepër dobësinë muskulare dhe e ul frekuencën respiratore (narkoza nga CO2), duke çuar në insufiçencë respiratore dhe në vdekje. Pra, hiperkapnia arteriale tregon praninë e një ataku astmatik të rëndë, i cili kërkon trajtim agresiv.
5 DIAGNOZA DHE KLASIFIKIMI I ASTMËS


  1. Astma nëndiagnostikohet në të gjithë botën;

  2. Astma mund të diagnostikohet vetëm në bazë të simptomave; matja e funksionit pulmonar dhe veçanërisht matja e reversibilitetit bronkial e rrit shkallën e diagnostikimit të astmës;

  3. Matjet e funksionit pulmonar që ndihmojnë në diagnozën e astmës (në pacientët mbi 5 vjeç) përfshijnë: VEMS, KV, PEF dhe hiperreaktivitet bronkial;

  4. Graviteti i astmës vlerësohet nga prania e tipareve klinike përpara trajtimit dhe/ose nga sasia e trajtimit të nevojshëm ditor për kontroll optimal;

  5. Vlerësimi i statusit astmatik ndihmon pak në diagnozën e astmës, por mund të ndihmojë në identifikimin e faktorëve të rrezikut, kështu që mund të rekomandohen masa për kontrollin e mjedisit;

  6. Kujdes i veçantë duhet të tregohet për diagnozën e astmës në fëmijë, tek individët me kollë rekurrente, te të moshuarit dhe tek individët e ekspozuar ndaj agjentëve profesionalë të njohur si shkaktarë të astmës.

Studimet epidemiologjike si në fëmijë dhe te adultët (veçanërisht te të moshuarit) tregojnë se astma nëndiagnostikohet dhe, si pasojë, nëntrajtohet. Shumë pacientë, përpara sesa të konsultohen me mjekun, tolerojnë simptoma respiratore intermitente (ndonëse jo në rastin e ndonjë dhimbjeje tjetër, p.sh. dhimbje të gjoksit). Natyra tranzitore e simptomave të astmës bën që të mos pranohen simptomat. Një tjetër faktor i rëndësishëm që çon në nëndiagnozë të astmës, është natyra jospecifike e simptomave, që mund të çojë në diagnoza të tjera mjekësore.

Duhet të theksohet se vendosja e diagnozës së saktë të astmës është e domosdoshme, në qoftë se duhet të japim terapinë e duhur medikamentoze.

Shpesh astma në fëmijë diagnostikohet si një variant i bronkitit dhe, si pasojë, trajtohet në mënyrë jo të saktë dhe efikase me kurse të përsëritura antibiotikësh e qetësuesish të kollës. Ndonëse citohet shpesh thënia: “Të gjithë ata që gërhasin, nuk kanë astmë”, astma si shkak i gërhitjes dhe e simptomave të lidhura me të, është kaq e shpeshtë sa në këtë rast thënia më e saktë do të ishte: “Të gjitha gërhitjet janë astmë, deri sa të provohet diçka tjetër.”

DIAGNOZA KLINIKE

Anamneza dhe vlerësimi i simptomave

Diagnoza klinike e astmës shpesh bazohet në simptoma të tilla si dispnea episodike, fishkëllima dhe shtrëngimi i gjoksit. Në vendosjen e diagnozës ndihmon shumë karakteri sezonal i simptomave dhe një histori pozitive familjare për astmë e sëmundje atopike.

Tabela 5-1 zbardh disa pyetje që përdoren në diagnozën e astmës, ndërsa tabela 5-2 paraqet një pyetësor që është përdorur dhe vlerësuar për diagnozën e astmës në studime epidemiologjike. Vlerësimi i simptomave dhe i funksionit pulmonar janë parametra të rëndësishëm për vlerësimin e karakteristikave të astmës.







Shenja klinike të tilla si: dispneja, fishkëllima, mbiajrosja torakale janë të pranishme në qoftë se pacienti vizitohet gjatë periudhave simptomatike. Gjatë një acarimi të astmës, kontraksionimuskulaturës së lëmuar bronkiale, edema dhe hipersekrecioni tentojnë ti mbyllin bronket e vogla. Për ta kompesuar këtë, pacienti respiron në volume të larta pulmonare për ta rritur retraksionin e jashtëm bronkial, duke ndihmuar në ruajtjen e punës së tyre.

Kështu, sa më i theksuar të jetë obstruksioni, aq më e madhe është tendenca e bronkeve për tu mbyllur, dhe një volum më i madh pulmonar do të ishtë i nevojshëm për të mbajtur bronket e hapura. Kombinimi i mbiajrosjes torakale dhe obstruksionit bronkial progresiv në një acarim astmë rrit ndjeshëm punën respiratore. Ndonëse fishkëllima është shenja më tipike në astmë, kjo simptomë mund të mungojë në astmën e rëndë. Sidoqoftë, pacientët në këtë situatë kanë shenja të tjera fizike që tregojnë rëndimin e sëmundjes, të tilla si: cianoza, përhumbja, të folurit e vështirësuar, takikardia, distensioni torakal, përdorimi i muskulaturës ndihmëse respiratore dhe tërheqja interkostale. Për ta objektivizuar kontrollin e astmës dhe cilësinë e jetës janë përdorur sisteme të ndryshme pikëzimi të simptomave, që duhet të përshtaten sipas moshës dhe kulturës së pacientit.



Ekzaminimi fizik

Përderisa simptomat e astmës janë të ndryshueshme, ekzaminimi fizik i sistemit respirator mund të jetë normal. E dhëna më e shpeshtë objektive është fishkëllima në auskultacion. Sidoqoftë, disa pacientë me astmë mund të kenë auskultacion normal, por kanë ulje të ndjeshme të flukseve të ajrit të matura objektivisht

• Pacienti ka pasur ndonjë atak ose

atake rekurrente të fishkëllimës?



  • Ka kollë shqetësuese gjatë natës?

  • Ka fishkëllimë ose kollë pas efortitfizik?

  • Ka fishkëllimë, shtrëngim në gjoks ose kollë pas ekspozimit ndaj alergenëve

apo ndotësve atmosferikë?

• A i kalon e ftohura në gjoks apo kërkon mbi 10 ditë për tu pastruar?

• A i përmirësohen simptomat ngatrajtimi i duhur anti-astmë?
Matja e funksionit pulmonar

Pacientët me astmë shpesh i njohin pak simptomat e tyre dhe e perceptojnë dobët përkeqësimin e sëmundjes, veçanërisht kur astma është e rëndë dhe e zgjatur në kohë. Vlerësimi i mjekut për simptomat si dispneja dhe fishkëllima mund të mos jetë i saktë. Vlerësimi i funksionit pulmonar, veçanërisht reversibilitetit të volumeve pulmonare, siguron një vlerësim të drejtpërdrejtë të obstruksionit bronkial. Vlerësimi ose matja e ndryshimeve të fuksionit pulmonar siguron një vlerësim indirekt të hiperreaktivitetit bronkial. Sidoqofte, ndonëse janë vendosur disa raporte mes të dhënave laboratorike të hiperreaktivitetit bronkial dhe PEF-it, këto raporte nuk janë të pandryshueshme. P.sh. PEF-i mund të përgjigjet shpejt pas trajtimit me glukokortikoide, ndërsa reaktiviteti bronkial ndaj histaminës apo metakolinës përmirësohet shumë më ngadalë. Megjithatë matja e obstruksionit bronkial, reversibilitetit dhe e ndryshueshmërisë së tij konsiderohen themelore në vendosjen e diagnozës së saktë të astmës. Këto matje janë baza në strategjinë e trajtimit të astmës. Matja e funksionit pulmonar për diagnostikimin dhe monitorimin e astmës është analoge me matjet në sëmundjet e tjera kronike, sic është.: matja e tensionit të gjakut për diagnozën dhe monitorimin e hipertensionit, si dhe matja e glukozës në gjak përdoren për diagnozën dhe monitorimin e diabetit.



Spirometria Për standardizimin e spirometrisë janë publikuar disa rekomandime. Procedura është e përsëritshme, por varet nga eforti. Megjithatë instruksioni që i bëhet pacientit se si ta kryejnë provën dhe vlerat më të larta të dy-tri provave të njëpasnjëshme, bën që të merren vlera të sakta. Testi fillon ta humbasë besueshmërinë kur vlerat e VEMS-it janë më pak se një litër. Vlera teorike të VEMS-it, KV-së dhe PEF-it të bazuara te mosha, gjinia dhe gjatësia, janë nxjerrë nga studimet në popullatë dhe rishikohen vazhdimisht. Është e rëndësishme që vlerat teorike të VEMS-it, KV-së dhe PEF-it marrin në konsideratë edhe veçoritë etnike dhe kufijtë ekstremë të moshës. Duke qenë se sëmundje të tjera mund të çojnë në reduktim të VEMS-it, një parametër i dobishëm për vlerësimin e obstruksionit bronkial mund të përftohet nga raporti i VEMS-it me KV. Në pulmonin normal ky raport është më i madh se 80% dhe te fëmijët më i madh se 90%. Vlerat më të ulëta sesa këto flasin për obstruksion bronkial.

Spirometria ndihmon në diagnozën e astmës, kur kemi përmirësim të VEMS-it me 12% ose spontanisht, ose pas inhalimit të bronkodilatatorit, ose pas trajtimit me glukokortikoide. Spirometria ndihmon në diagnozën e astmës dhe në vlerësimin e gravitetit të saj.



Fluksi ekspirator maksimal (PEF) Një ndihmë shumë e madhe për diagnozën dhe trajtimin e astmës është matja e fluksit ekspirator maksimal.Aparatet për këtë nuk kushtojnë shumë, janë lehtësisht të transportueshme (portabël), plastike dhe ideale për përdorim shtëpiak nga vetë pacientët, për monitorimin e astmës së tyre. Këto aparate janë të dobishme në klinikë dhe në shërbimin ambulator për diagnozën e astmës, pasi përmirësimi prej 15% i PEF-it pas përdorimit të bronkodilatatorit apo pas trajtimit me glukokortikoide, e mbështet diagnozën e astmës.

Është e rëndësishme të theksohet se matja e PEF-it nuk korrelon gjithmonë me të dhënat e tjera të funksionit pulmonar dhe mosluhatja e tij nuk e vlerëson gjithmonë gravitetin e astmës. Në fëmijët me astmë, PEF-i mund të jetë normal edhe kur keqësohet obstruksioni bronkial dhe gazet në gjak. Për më tepër, PEF-i mund të nënvlerësojë shkallën e obstruksionit bronkial. Gjithashtu te fëmijët matja e PEF-it nuk korrelon gjithmonë me simptomat ose treguesit e tjerë të gravitetit të sëmundjes (23). Për këto arsye është mirë që matjet e PEF-it të krahasohen me vlerat më të mira të arritura nga pacienti.

Graviteti i astmës pasqyrohet jo vetëm në obstruksionin bronkial bazal, por edhe në ndryshueshmërinë e tij, veçanërisht gjatë 24 orëve. Idealisht PEFi duhet të matet herët në mëngjes, kur vlerat janë më të ulëta të mundshme, si dhe në darkë, kur vlerat janë zakonisht më të larta. Variacioni diurnal në PEF më tepër se 20% konsiderohet si diagnostikues i astmës; magnituda e variabilitetit është proporcionale me gravitetin e sëmundjes. Sidoqoftë, duhet të theksohet që në astmën e lehtë intermitente ose në sëmundjen e rëndë variabiliteti i PEF-it mund të mungojë ose të humbasë.

Hiperreaktiviteti bronkial

Për pacientët me simptoma të astmës, por me funksion normal pulmonar, matja e reaktivitetit bronkial ndaj metakolinës, histaminës ose efortit ndihmon në vënien e diagnozës së astmës. Këto matje janë sensitive për diagnostikimin e astmës, por kanë specifitet të ulët. Një test negativ e përjashton diagnozën e astmës persistente, por një test pozitiv nuk do të thotë gjithmonë se pacienti ka astmë. Kjo për shkak se hiperreaktiviteti bronkial është i pranishëm edhe në pacientët me rinit alergjik dhe në sëmundjet pulmonare obstruktive, të tilla si: fibroza cistike, bronkoektazia dhe sëmundja pulmonare obstruktive kronike.



Matjet joinvazive të treguesve të inflamacionit bronkial

Vlerësimi i inflamacionit bronkial në astmë mund të bëhet duke ekzaminuar sputumin spontan ose sputumin e induktuar për eozinofile dhe qeliza metakromatike. Për më tepër, nivelet e oksidit nitrik të ekspiruar (NO) dhe/ose monoksidit të karbonit sugjerohen si markues joinvazivë të inflamacionit në astmë. Nivelet e oksidit nitrik në ajrin e ekspiruar dhe/ose të monoksidit të karbonit janë të rritura te pacientët me astmë (që nuk marrin glukokortikoide inhalatore), duke i krahasuar me njerëzit normalë. Por këto të dhëna nuk janë specifike për astmën.



Vlerësimi i statusit alergjik

Prania e një komponenti alergjik në astmë mund të zbulohet duke bërë testet kutane ose duke matur IgE-specifike në serum. Këto teste plotësojnë diagnozën e astmës dhe ndihmojnë në zbulimin e faktorëve të rrezikshmërisë ose faktorëve shpërthyes dhe mund të rekomandohen masa konkrete për kontrollin e ambientit. Testi i provokimit bronkial me alergenin e dyshuar mund të jetë i dobishëm për vendosjen e diagnozës, veçanërisht në astmën profesionale, por nuk rekomandohet rutinë, sepse nuk është gjithmonë i nevojshëm dhe është i rrezikshëm për pacientin.

Testet kutane me alergenë përfaqësojnë gurin themeltar të përcaktimit të statusit atopik. Më të përdorshmit për qëllime diagnostike janë prick testet. Karakteristikat e tyre -thjeshtësia, shpejtësia, kostoja e ulët dhe ndjeshmëria e lartë- shpjegojnë pozitën e tyre kyçe në alergji. Sidoqoftë, kur nuk bëhen saktë, teste kutane mund të çojnë në përgjigje false pozitive ose false negative.

Për nga saktësia matja e IgEspecifike në serum nuk ia kalon testeve kutane dhe është më e kushtueshme. E meta kryesore e këtyre metodave është se rezultati i tyre pozitiv nuk do të thotë domosdoshmërisht se sëmundja është alergjike, pasi disa persona kanë IgEspecifike pa shfaqur asnjëherë simptoma. Ekspozimi dhe lidhja e tij me simptomat mund të konfirmohet nga anamneza personale e pacientit.



GRUPET ME VËSHTIRËSI DIAGNOSTIKE

Në këtë seksion i kushtohet rëndësi e veçantë problemeve të vështira për diagnostikimin e astmës te fëmijët, te të moshuarit; astmës profesionale, astmës sezonale dhe kollës, si variant i astmës. Për këto grupe pacientësh matja e obstruksionit bronkial dhe e variabilitetit janë shumë të nevojshme për vendosjen e diagnozës së astmës.



Astma te fëmijët

Diagnoza e astmës te fëmijët paraqet një problem të vështirë, për shkak se fishkëllima episodike dhe kolla janë simptomat më të shpeshta që takohen në sëmundjet e fëmijërisë, veçanërisht në fëmijët nën 3 vjeç. Mjekët janë të prirur për ta vendosur diagnozën e astmës sa herë që fëmija ankon gërhitje rekurrente, dispne dhe kollë (veçanërisht nëse këto simptoma shfaqen herët në mëngjes ose natën), por sëmundja mund të ndryshojë te fëmijët e porsalindur në krahasim me fëmijët e tjerë ose me adultët. Përdorimi i termit “astma” për këta fëmijë ka pasoja të rëndësishme klinike.Ai përfaqëson një sindrom në të cilin ka inflamacion bronkial dhe për të cilin ka një protokoll specifik trajtimi.

Sa më i vogël të jetë fëmija, aq më e madhe është mundësia që një diagnozë alternative mund ta shpjegojë gërhitjen rekurrente. Shkaqe të tjera të gërhitjes rekurrente te fëmijët përfshijnë: fibrozën cistike, inhalimin rekurrent të qumështit, sindromin e diskinezisë ciliare parësore, defiçencën imune parësore, sëmundjet kongenitale të zemrës, malformime kongenitale të rrugëve intratorakale, aspirim të trupave të huaj. Tipare të tilla, si: vendosja neonatale e simptomave, prapambetja në zhvillim, të vjellat dhe shenjat lokale pulmonare ose kardiovaskulare sugjerojnë një diagnozë alternative dhe indikojnë nevojën për ekzaminime të mëtejshme si: testi i djersës për të përjashtuar fibrozën cistike, matja e funksionit imun dhe ekzaminimet për refluks.

Radiografia torakale është një test diagnostik i rëndësishëm për të përjashtuar shkaqe të tilla alternative të gërhitjes. Ndërmjet fëmijëve te të cilët është përjashtuar diagnoza alternative, ka të ngjarë që gërhitja rekurrente nuk ka një patogjenezë uniforme.

Te të porsalindurit ka dy modele të gërhitjes. Disa fëmijë që kanë episode rekurrente të gërhitjes të shoqëruar me infeksione respiratore virale akute, shpesh të lidhura me virusin sinsicial respirator, vijnë prej familjeve joatopike dhe nuk kanë të dhëna për atopi personale. Ata zakonisht qetësohen nga simptomat e tyre në moshën parashkollore dhe nuk kanë të dhëna për astmë të mëtejshme, ndonëse mund të kenë ndonjë defekt të vogël në funksionin pulmonar dhe në hiperreaktivitetin bronkial. Ky sindrom ka të bëjë më tepër me gjeometrinë bronkiale, sesa me inflamacionin bronkial dhe kështu mund të predispozojë më tepër për gjendje inflamatore kronike, sesa për astmë te fëmijët e rritur dhe tek adultët.

Fëmijët e tjerë me astmë kanë një gjendje atopike shpesh të lidhur me ekzemën; simptomat u shfaqen vonë në fëmijëri, persistojnë përgjatë fëmijërisë dhe gjatë jetës. Tiparet karakteristike të inflamacionit bronkial tek ata mund të gjenden edhe në fëmijërinë e hershme, megjithatë nuk ka teste praktike klinike që të vërtetojnë praninë e inflamacionit bronkial. Gjithashtu nuk ka markues të qartë për të parashikuar prognozën për një fëmijë të caktuar, sidoqoftë te fëmijët e rritur me fishkëllima të shpeshta, anamneza familjare e astmës së bashku me shfaqejet atopike personale të fëmijës shoqërohen mjaft shpesh me shfaqjen e astmës në moshën 6 vjeç. Fillimi i gërhitjes në moshë më të hershme (nën 2 vjeç) është një parashikues i dobët, nëse astma do të persistojë në fëmijërinë e vonë. Astma në të gjitha grupmoshat mund të paraqitet vetëm si kollë rekurrente, veçanërisht gjatë natës, pas efortit fizik dhe pas infeksioneve virale. Por ky është një model veçanërisht i shpeshtë i paraqitjes së astmës te fëmijët. Prania e kollës rekurrente gjatë natës në një fëmijë të shëndetshëm duhet ta ngrejë mundësinë e astmës. Në fëmijët më të vegjël se 5 vjeç diagnoza e astmës duhet të bazohet në repertin klinik dhe në vlerësimin e simptomave e të dhënave fizike. Për shkak se matja e obstruksionit bronkial dhe e hiperreaktivitetit bronkial te fëmijët e vegjël kërkon pajisje komplekse dhe është e vështirë, këto matje rekomandohen vetëm për qëllime kërkimore. Rruga më e mirë për vendosjen e diagnozës së astmës te fëmijët (po ashtu edhe te të rriturit) është një test trajtimi medikamentoz. Tiparet prognostike përfshijnë një atopi familjare për astmë ose ekzemë, si dhe praninë e ekzemës në fëmijët e vegjël me simptoma respiratore.

Disa fëmijë me astmë paraqesin vetëm simptoma të lidhura me efortin fizik. Në këtë grup, ose kur ka dyshim për praninë e astmës së lehtë te femijët, testi i ushtrimeve fizike është shumë i dobishëm. Një protokoll vrapimi prej 6 minutash është i zbatushëm lehtë në praktikën klinike. Kur përdoret së bashku me matjen e obstruksionit bronkial, VEMS-i ose PEF-i është i dobishëm për vendosjen e diagnozës së astmës, veçanërisht në qoftë se kolla e provokuar nga eforti është e ngjashme me kollën spontane të natës.

Astma te të moshuarit

Të moshuarit janë një grup pacientësh te të cilët diagnoza e astmës nuk bëhet ose nënvleftësohet. Ndonëse dëmtimi pulmonar prej duhanit ose ekspozimit ekstensiv ndaj inhalantëve mjedisorë rezulton në sëmundje të tilla, si: bronkiti, emfizema, fibroza pulmonare, sot është bërë më e qartë që edhe astma ështe një shkak më i shpeshtë i simptomave respiratore te të moshuarit. Një tjetër faktor që e komplikon diagnozën, është vështirësia që kanë disa pacientë të vjetër për ti realizuar provat funksionale respiratore, duke përfshirë PEF-in. Kjo do të thotë që vënia e diagnozës së astmës ose e bronkitit kronik, e mbështetur vetëm te simptomat, ka shumë vështirësi.

Fillimi i vonë i astmës zakonisht ndodh së bashku me vaskulitin dhe eozinofilinë e shprehur (Churg Strauss sindrom). Në pacientët e vjetër në moshë astma e zgjatur mund të hyjë në një fazë të rëndë destruktive e shoqëruar me aspergilozën bronkopulmonare alergjike. Sidoqoftë, në astmën me fillim të vonshëm nuk ka të dhëna për sensibilizim specifik alergenik. Kur ka dyshime, duhet bërë një kurs trajtimi me glukokortikoide orale, pas të cilit përmirësimi më i madh se 15% i VEMS-it ose i PEF-it, i shoqëruar me përmirësimin e simptomave dhe reduktimin e bronkodilatatorëve e mbështet diagnozën e astmës si shkak të sindromave respiratore kronike.

Të moshuarit janë shumë të ndjeshëm për të bërë episode të gërhitjes, dispnesë dhe kollës së shkaktuar nga insufiçnca e ventrikulit të majtë (ndonjëherë gabimisht quhet astma kardiake). Prania e simptomave të rritura gjatë efortit dhe gjatë natës mund ta rrisin konfuzionin diagnostik. Një anamnezë e hollësishme dhe një ekzaminim objektiv i kujdesshëm për sëmundje ishemike zemre dhe disfunksion kardiak së bashku me një EKG dhe radiografi të gjoksit zakonisht e qartësojnë kuadrin diagnostik. Por, në qoftë se ka përsëri dyshime, do të ishte shumë i dobishëm një trajtim me diuretikë.



Astma profesionale

Astma e fituar në mjedisin e punës është një diagnozë që nënvleftësohet shpesh, ndonëse mjekët janë ndërgjegjësuar për këtë mundësi. Shumë kimikate inhalatore njihen si shkaktarë të astmës në mjedisin e punës. Ato renditen nga kimikate me peshë të vogëlmolekulare, me reaktivitet të lartë si izocianatet deri tek imunogenët e njohur si kripërat e platiniumit, ashtu si edhe bimë komplekse e produktet biologjike animale.

Për shkak të fillimit të heshtur, astma profesionale shpesh diagnostikohet në mënyrë të gabuar si bronkit kronik ose si formë e SPOK-ut dhe, si pasojë, nuk trajtohet siç duhet. Diagnoza kërkon një anamnezë të kujdesshme pune, veçanërisht në lidhje me ekspozimin ndaj agjentëve sensibilizues; mungesën e simptomave të astmës para punësimit dhe një lidhje të kujdeshme ndërmjet shfaqjes së simptomave në vendin e punës dhe reduktimit të tyre pas largimit nga ai vend pune.

Konfirmimi i astmës profesionale mund të arrihet me sukses duke matur funksionin pulmonar, veçanërisht matja e PEF-it në punë dhe pas punës, si dhe testet e provokimit bronkial specifik. Rritja e ndërgjegjësimit që astma profesionale mund të persistojë ose të vazhdojë të shqetësojë madje edhe në mungesë të ekspozimit të vazhdueshëm me agjentin shkaktar, thekson nevojën për diagnozë të hershme, eliminim strik të ekspozimit të mëtejshëm.



Astma sezonale

Në disa individë të sensibilizuar astma mund të acarohet nga rritja e nivelit të aeroalergenëve si: betula, graminete, alternaria dhe polenet e artemisias. Astma sezonale zakonisht shoqërohet me rinit alergjik. Kjo formë e astmës mund të jetë vetëm intermitente, dhe pacientët janë të qetë ndërmjet sezoneve. Gjithashtu mund të shfaqet dhe si një keqësim sezonal i simptomave të astmës në pacientët me astmë persistente.



Kolla si variant i astmës

Një tjetër grup pacientësh te të cilët mund të mos diagnostikohet astma, janë pacientët me kollë si variant i astmës. Si simptomë kryesore ata kanë kollën, ndonse jo të vetëm. Shpesh kjo ndodh natën, ndërsa ditën pacienti është normal. Për këta pacientë është shumë i rëndësishëm verifikimi i luhatjes së funksionit pulmonar, i hiperreaktivitetit bronkial dhe i pranisë së eozinofileve në sputum. Brenda këtij grupi ka pacientë me kollë dhe eozinofile

në sputum, por me tregues normalë të funksionit pulmonar.Disa pacientë me hipertension të trajtuar me frenues të enzimës së konvertimit, ose pacientë me refluks gastroezofageal, me sinuzit kronik, rrjedhje nga mbrapa hundës (postnasal drip) mund të ankohen për kollë që ngjason me kollën si variant i astmës.

DIAGNOZA DIFERENCIALE

Astma është një nga shkaqet më të shpeshta të simptomave respiratore, por ajo është vetëm një nga sëmundjet që prekin mushkërinë (Tabela 5-3). Një hap i rëndësishëm në vendosjen e diagnozës së astmës është prania e reversibilitetit dhe e obstruksionit bronkial.

Si astma ashtu dhe infeksionet respiratore akute shkaktojnë gërhitje te fëmijët, si pasojë e obstruksionit të përhapur bronkial, megjithatë simptomat respiratore mund të vijnë si pasojë e obstruksionit të lokalizuar të bronkeve dhe inhalimit të trupave të huaj. Këto mundësi duhet të merren në konsideratë në diagnozën diferenciale. Një tjetër diagnozë që duhet të kihet parasysh si te fëmijët, ashtu dhe tek adultët, është pseudoastma, e shkaktuar shumë shpesh nga disfunksioni i kordave vokale. Tek adultët astma e mbivendosur te SPOK-u është një problem i shpeshtë në duhanpirësit e vjetër apo të rinj.


Yüklə 0,89 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   15




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©azkurs.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

gir | qeydiyyatdan keç
    Ana səhifə


yükləyin