Tirane 06. 06. 2010 (Rivleresimi apo rishikimi pas një viti) Titulli: astma bronkiale


Tabela 5-3: Pamje e përgjithshme e sëmundjeve pulmonare SËMUNDJET PULMONARE



Yüklə 0,89 Mb.
səhifə7/15
tarix16.03.2017
ölçüsü0,89 Mb.
#11648
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   15

Tabela 5-3: Pamje e përgjithshme e sëmundjeve pulmonare

SËMUNDJET PULMONARE

Konsistojnë në



INFEKSIONET

E ftohura e thjeshtë, bronkioliti, pneumonia, turbekulozi, HIV dhe infeksionet oportuniste të lidhura me të

Dhe


SËMUNDJE OBSTRUKTIVE SËMUNDJE

RESTRIKTIVE





Sëmundje pulmonare

Alveoliti alergjik ekstrinsek

Sarkoidoza

Alveoliti fibrotizues

Azbestoza

Pneumonia eozinofilike



Sëmundje pleurale

Efuzioni pleural

Pneumotoraksi

Deformimet e murit torakal

Kifoskolioza



Dobësia e muskulaturës respiratore

Probleme subdiafragmale

Obeziteti

Asciti


KLASIFIKIMI I ASTMËS

Astma mund të klasifikohet në bazë të etiologjisë, rëndimit dhe modelit të obstruksionit bronkial.



Etiologjia


Tabela 5-4: Klasifikimi i gravitetit të astmës, i bazuar

në tiparet klinike para trajtimit






Hapi I – intermitent



Simptoma më pak se një herë në javë. Acarime të shkurtra. Simptoma natën, më pak se dy në muaj. Funksion pulmonar normal ndërmjet episodeve




Hapi II -persistent i lehtë



Simptoma më tepër se një herë në javë, por më pak se një herë në ditë Simptoma natën, më tepër se dy herë në muaj, por më pak se një herë në javë Funksion pulmonar normal ndërmjet episodeve




Hapi III -persistent i mesëm



Simptoma të përditshme. Acarimet prekin aktivitetin ditor dhe gjumin. Simptomat gjatë natës të paktën një herë në javë 60%,




Hapi IV -persistent i rëndë



Simptoma të përditshme Acarime të shpeshta, simptoma të shpeshta gjatë natës, VEMS <60% dhe PEF <60%


Janë bërë shumë përpjekje për ta klasifikuar astmën në bazë të etiologjisë, veçanërisht në lidhje me sensibilizuesit mjedisorë. Një klasifikim i tillë është i kufizuar nga prania e pacientëve te të cilët nuk mund të zbulohet një shkak mjedisor. Veç kësaj, një përpjekje për të identifikuar shkaktarët mjedisorë specifikë të astmës te një pacient duhet të jetë pjesë e vlerësimit të tij të përgjithshëm fillestar, sepse bën të mundur ndërtimin e strategjisë përjashtuese në astmë.

Në bazë të nomenklaturës së re të sëmundjeve alergjike (EAACI-2001/ WAO-2003), astma klasifikohet në:



  • astmë alergjike

  • astmë joalergjike


Astma alergjike -kur në bazë të tyre ndodhen mekanizma imunologjikë (Figura 5-1). Nga ana e saj, kjo ndahet në: astmë alergjike IgEvartëse, kur ka prova të mekanizmave IgE-vartës dhe në astmë alergjike IgEspecifike, që mund të inicojnë përgjigjen e hershme dhe të vonshme të reaksionit astmatik.

Astma joalergjike -kështu emërtohen tipat e tjerë joimunologjikë.

Termat e vjetër që janë përdorur për të dalluar nëngrupet e astmës alergjike dhe joalergjike, si: “ekstrinseke”, “intrinseke”, “ekzogjene”, “endogjene” gradualisht po dalin nga përdorimi. Në bazë të studimeve epidemiologjike në fëmijë deri në moshën 18 vjeç, astma alergjike zë rreth 85-90% të rasteve, ndërsa në të rriturit rreth 60% e astmave janë me mekanizëm imunologjik (astma alergjike).



Graviteti

Vlerësimi tradicional i gravitetit të astmës përfshin simptomat, sasinë e beta stimuluesve të përdorur dhe funksionin pulmonar (Tabela 5-4). Vlerësimi i obstruksionit bronchial dhe variabilitetit te tij e klasifikojnë astmën në bazë të gravitetit në 4 shkallë:



intermitent, persistent i lehtë, persistent i mesëm dhe persistent i rëndë. Ky klasifikim i bazuar në gravitet, është i rëndësishëm kur vendosim mbi trajtimin fillestar të pacientit, për shkak se terapia e astmës është e shkallëzuar dhe rritet kur rritet graviteti i astmës.

Graviteti i astmës së pacientëve mund të klasifikohet me një nga këto 4 shkallë, duke u bazuar në tiparet e pranishme klinike para trajtimit (Tabela 5-4). Kur pacienti është në trajtim, klasifikimi i gravitetit duhet të bazohet në tiparet e pranishme klinike dhe në regjimin medikamentoz që pacienti po vazhdon (Tabela 5-5). Siç del nga tabela, një pacient me simptoma të vazhdueshme të astmës persistente të lehtë, përveç vazhdimit të trajtimit të duhur mbajtës për këtë shkalllë, duhet të konsiderohet sikur ka astmë persistente të mesme. Po ashtu, një pacient me simptoma të vazhdueshme të astmës persistente të mesme, përveç trajtimit të duhur mbajtës për këtë shkallë, duhet të konsiderohet sikur ka astmë persistente të rëndë.

Kështu, kombinimi i simptomave aktuale me trajtimin aktual mbajtës do të bëjë të mundur vendosjen e gravitetit të astmës së pacientit dhe trajtimin korrespondues mbajtës. Kur kontrolli i astmës është arritur dhe është mbajtur për një kohë të vazhdueshme, duhet të provohet reduktimi i terapisë. Në qoftë se kontrolli është arritur, më pas pacienti duhet të riklasifikohet sipas trajtimit të ri mbajtës.

Tabela 5-5: Klasifikimi i rëndimit të astmës në bazë të trajtimit medikamentoz ditor dhe përgjigjes pas trajtimit

Shkallet e trajtimit aktual




Shkalla 1: Intermitent

Shkalla 2: Persistent i lehtë

Shkalla 3: Persistent i mësëm

Shkalla 1: Intermitent Simptoma < se 1/javë Acarime të shkurtra. Simptoma natën

Interment

Persistent i lehtë

Persistent i mesëm

Shkalla 2: Persistent i lehtë Simptoma >se 1/ në javë, por se 2/ muaj, por < 1/ javë Funksion pulmonar normal midis episodeve


Persistent i lehtë


Persistent i mesëm


Persistent i rëndë


Shkalla 3: Persistent i moderuar Simptoma të përditshme. Acarimet prekin aktivitetin ditor dhe gjumin. Simptomat gjatë natës të paktën një herë në javë 60%,

Persistent i mesëm

Persistent i rëndë

Persistent i rëndë

Shkalla 4: Persistent i rëndë Simptoma të përditshme Acarime të shpeshta, Simptoma të shpeshta natën, VEMS < 60% dhe PEF < 60%

Persistent i rëndë

Persistent i rëndë

Persistent i rëndë


Yüklə 0,89 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   15




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©azkurs.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

gir | qeydiyyatdan keç
    Ana səhifə


yükləyin